Ambasadori palestinez vlerëson përkrahjen iraniane
Duke folur për rrjetin libanez el-Mayadeen, ambasadori i Palestinës në Iran, Salah el-Zevavi lartësoi, lavdëroi kujtimin për Imam Homeinin dhe përgëzoi përvjetorin e ngadhnjimit të Revolucionit Islamik në Iran dhe udhëheqësin e Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Khamenei.
Duke iu referuar emërtimit, të xhumanë e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga ana e Imamit si Dita Ndërkombëtare e Kudsit (Jerusalemit), el-Zevavi theksoi se Revolucioni Islamik i Iranit triumfoi në bazë të dy shtyllave, të cilat janë Islami dhe Palestina.
I dërguari palestinez, gjithashtu, vuri
në dukje planin e Sekretarit të Shtetit të SHBA, të John Kerry-it, për
negociata kompromisi Izrael-Palestinë, duke theksuar se kombi palestinez dënon
fuqimisht shkeljen e sovranitetit të tij,
el-Kudsi, (Jerusalemi), vazhdimin e ndërtimit të kolonive dhe agresionin
cionist kundër palestinezëve.