Iraku

Autoriteti i shquar fetar libanez: Lufta në Irak nuk është luftë e Shiitëve - Sunnitëve

Autoriteti  shquar fetar libanez  theksoi lufta në Irak nuk është një konfrontim ndërmjet muslimanëve Shia- Sunni, sepse ISIL nuk është pjesë e Islamit.

Shejh  Mahir Hamoud, Kryetar i Unionit Botëror të Rezistencës së Dijetarëve, në një intervistë televizive me kanalin Al Mayadin theksoi se lufta  në Irak nuk është një konfrontim në mes të muslimanëve shiitë dhe sunnitë, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara e kanë përzier çështjen fetare në çështje ushtarake në luftë për të coptuar, për të ndarë Irakun, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib News (TNA). 

Ai tha: Ai që mban armë kundër  kombit të tij dhe ushtrisë së tij, ai është terrorist. Dhe shtoi: Disa dijetarë dhe media i justifikojnë veprat  terroriste, ndërsa nuk ka pasur asnjë rast ku është lejuar gjakderdhja  e njerëzve të pafajshëm në historinë e Islamit.  

Autoriteti i shquar fetar libanez u shprehu me habi mbi vërejtjet nga Shejh Kardavi mbi domosdoshmërinë e një koalicioni mes terroristëve dhe kriminelëve në Ghouta, Damask, duke thënë: Ne si udhëheqës fetarë, nuk e përcaktojmë ndonjë dallim mes terroristëve dhe kriminelëve dhe në idenë tonë nuk ka nënndarje për ta si terroristë të moderuar apo terroristë ekstremistë apo edhe terroristë të përkrahur nga Sauditët apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve të Rezistencës theksoi se ajo që po ndodh në Irak nuk është një luftë e muslimanëve Shia-Sunni, sepse ISIS-i nuk ka të bëjë me Islamin dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara janë duke e përzierë  çështjen fetare me çështjen ushtarake në Irak. Ky shtet, Iraku, nuk do të ndalet në ndjekjen deri në  fund të grupeve terroriste në Falluxha apo në qytete të tjera dhe kjo është arsyeja që është seriozisht shqetësuese për praninë e forcave popullore në çlirimin e Falluxha-s dhe Mosul-it.