İran

Fjalimi i gjeneralit të shquar Kasim Sylejmani

Komandanti i njësive elite ushtarake iraniane Kuds të Gardës revolucionare ka folur për sukseset e politikës së Teheranit në Siri. Pasi që mediat iraniane e kanë publikuar foton e gjeneral Sylejmanit lidhur me përgatitjen e ofensivës së trupave ushtarake irakiane kundër pjesëtarëve të ISIS-it në qytetin irakian Falluxha, është publikuar edhe pjesa e fjalimit të gjeneralit Sylejmani i cili e ka mbajtur  me 23 maj 2016 në qytetin Kom në Iran. Gjeneral Sylejmani ka mbajtë fjalimin në konferencën e organizuar me titull

“Revolucionet, frika dhe shpresat”. Në këtë aspekt ai ka folur për sukseset e politikës iraniane në Siri.

“Po të mos i kishte ndihmuar Irani Sirisë  politikisht dhe ushtarakisht, sot në këtë vend do të qeveriste ISIS-i. Njëkohësisht SHBA-të ishin të detyruar që të hjekin dorë nga qëllimet e veta burimore. Përkundër presionit të madh të Washingtonit, sunitët, shiitët dhe kurdët e Irakut kanë mbet miq me Iranin dhe neve jemi krenar me këtë miqësi”, ka deklaruar gjeneral Sylejmani. Nuk është sekret se forcat speciale Kuds të Gardës revolucionare iraniane janë përgjegjëse për realizimin e aksioneve ushtarake dhe të sigurisë si dhe aktiviteteve tjera jashtë Iranit. Ato ekskluzivisht  janë përgjegjës direkt liderit suprem iranian ajatollah Ali Hamenei. Prezenca ushtarake iraniane në Siri daton qysh nga shtatori i vitit 2012, të cilin e ka pranuar formalisht komandanti i Gardës revolucionare iraniane gjeneral Muhamed Ali Xhafari.

Gjenerali Kasim Sylejmani në qytetin Kom gjatë fjalimit të mbajtur në Konferencë ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë cilido vend i cili lufton kundër terrorizmit dhe mbron integritetin e vet territorial të vendit.

“Ne ishim të rrethuar në Samara dhe kemi humbur çdo gjë, por ky komandant guximtar, gjeneral Sylejmani, ka ardhur në ndihmë me forcat e veta dhe ka arrit të shpërthejë rrethimin”, ka thënë Sejid Hamid Hyseini, i cili ka folur në shoqëri me gjeneralin Sylejmani në Kom të dielën në tubim.”Po të mos na ndihmonte Irani dhe lideri i saj, ju them me plot gojë, Iraku sot nuk do të ekzistonte”, ka shtuar Hamid Hyseini.

Irani Irakut dhe Sirisë në luftë kundër grupeve të ndryshme terroriste ju ka dhënë  ndihmën ushtarake, këshillëdhënëse dhe humanitare. Gjeneral Kasim Sylejmani  ka thënë se terrorizmi tekfirist kërcënon të gjithë myslimanët, dhe se Irani ka hyrë në luftë me terroristët të cilët përveç tjerash bëjnë tregti edhe me gratë dhe fëmijët  e zënë rob.

“Flaka e tekfirizmit i ka kapluar shtëpitë e vëllezërve tanë sunit. Ata kultivojnë iluzionet se mund të çrrënjosin shiitët dhe në gjunjë të rrëzojnë Republikën Islame të Iranit, por më tepër se kudo, grupacionet tekfiriste synojnë në shkatërrimin  e njerëzimit në përgjithësi e të botë sunite në veçanti”, ka thënë gjeneral Sylejmani në ceremoninë e mbajtur në mars të këtij viti në Teheran.

Gjeneral Sylejami i ka pyet atëherë të gjithë ata të cilët qëndrojnë prapa fushatës së egër të terrorizmit dhe të cilët kritikojnë politikën e Iranit:” A është aventurë në rast se Republika Islamike e Iranit sakrifikohet në mbrojtjen e myslimanëve? A është gabim në rast se Republika Islame e Iranit lufton kundër grupimeve terroriste tekfiriste e cila vetëm në një rajon ka blerë dhe shitur si robëresha 20.000 femra të pafajshme të reja të zënë rob? A është gabim në rast se Republika Islame e Iranit është ngritur kundër grupimeve antimyslimane dhe ka parandaluar ata që të rrënojnë xhamitë dhe vende të shenjta myslimane”?

Shefi i forcave elite iraniane të Gardës revolucionare gjeneral Kasim Sylejmani ka deklarua se Teherani ka fituar, mbi armiqtë e  tyre në Lindjen e Afërt.”Është e sigurt se Irani ka triumfuar në të gjitha arenat rajonale”, ka thënë gjeneral Sylejmani në konferencën e djeshme në qytetin e shenjtë të Komit, duke shtuar se përpjekjet e Iranit i kanë prishur të gjitha qëllimet e Washingtonit në Sirinë e shkatërruar nga lufta.”Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vu zjarr të gjitha luftërave në rajon me ndihmën e terroristëve, por fitorja ka qenë në anën tonë”, ka thënë gjenerali iranian. Përkundër fitores së proklamuar, gjeneral Sylejmani ka paralajmëruar se Washingtoni do të vazhdojë që të”destabilizojë pushtetin iranian”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duanë të vendosin prezencën politike, ushtarake dhe të sigurisë, pasi që konsiderojnë se Revolucioni Islamik ishte dhe akoma është shkaktari kryesor i dobësimit të ndikimit të tyre në rajonin e Lindjes së Afërt. Duhet maksimalisht të jemi të kujdesshëm për këtë gjë”, ka paralajmëruar në fund gjenerali i shquar Kasim Sylejmani.

Burimi: altermainstreaminfo.hr