Daesh (ISIS) ndryshon kohën e namazit në Irak
Terroristët tekfiristë të Daesh (ISIS) në Irak kanë ndryshuar kohën e namazeve të përditshme, ka thënë një burim lokal në provincën Nineveh të Irakut.
Sipas lajmeve të al-SumariaNews, burimi tha se Daesh (ISIS) ka ndryshuar kohën e namazit nën pretekstin se koha e mëparshme ishte përcaktuar nga qeveria e Irakut dhe nuk mund të pranohet.
Grupi terrorist ka urdhëruar imamët dhe myezinët nëpër xhami për të ndjekur orarin e ri të kohës së namazit, përndryshe do të dënohen.
Daesh (ISIS) ka bërë përparime të shpejta në pjesën më të madhe Irakut verior dhe perëndimor gjatë verës së vitit 2014, pas pushtimit të sipërfaqeve të mëdha të veri të Sirisë.
Grupi terrorist tekfirist ISIS ka kryer krime të tmerrshme dhe ka kërcënuar të gjitha komunitetet, duke përfshirë muslimanët shiitë, muslimanët sunnitë, kurdët, krishterët dhe kurdët izadi, në zonat nën kontrollin e tij.
Burimi: IQNA News