Gjykata dënon me 42 vjet burgim hoxhë Zekrijan dhe pasuesit e tij
Gjykatës Themelore e Ferizajt e ka dënuar hoxhën Zekirija Qazimin me 10 vjet burg për rekrutimin e të rinjve në organizatat terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme, njofton Klan Kosova.
Ai akuzohej për dy vepra penale rekrutim për terrorizëm dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Qazimi , që ishte imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan ka ligjërata edhe në kanalin Youtube në internet ku mund të dëgjohet në ligjërimet e tij.
Ai në njërin nga to thotë se “pija më e mirë për myslimanin është gjaku i jobesimtarit”.
Gjithsesi, avokati i Qazimit, Murat Kallaba, ka thënë se do ta apelojë vendimin në afatin e paraparë dhe e ka cilësuar dënimin si shumë të rëndë.
Bashkë me Qazimin janë dënuar edhe gjashtë persona të tjerë ku gjithsejtë kanë marrë 42 vite burgim.