Aktivitete Kur'anore të Shtëpisë së Kulturës të Iranit në Ravalpindi
Shtëpia e Kulturës e Republikës Islamike të Iranit në Ravalpindi, Pakistan, organizon programe të ndryshme Kur'anore në bashkëpunim me qendrat lokale.
Ali Nouri, drejtor i Shtëpisë së Kulturës, tha për Agjencinë IQNA News se programet përfshijnë mbajtjen e kurseve të mësuesve të Kur’anit, trajnime, festivale Kur'anore dhe seanca të këndimit të Kur'anit.
Ai tha se programet kanë për qëllim promovimin e aktiviteteve Kur'anore dhe forcimin e qendrave lokale Kur'anore.
Sipas Z. Ali Nuri, seancat e këndimit të Kur’anit janë pjesa kryesore e programeve Kur'anore e Shtëpisë së Kulturës.
Ai tha se seancat mbahen për të gjitha grupmoshat, me qëllim të inkurajimit të pjesëmarrjes në aktivitetet Kur'anore.
Ai vuri në dukje se kënduesit lokal kanë kënduar e këndojnë ajete nga Kur'ani i Shenjtë në këto seanca, të cilat janë ndjekur e ndiqen nga mjeshtra të Kur'anit dhe besimtarët e Librit të Shenjtë, Kur’anit, nga Ravalpindi dhe Islamabadit.