Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah, me rastin e shehidllykut të Mustafa Bedruddinit
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut të Libanit, Sejjid Hassan Nasrullah, duke lavdëruar kontributin e komandanti ushtarak të Hizbullahut, Mustafa Bedrudin, i cili ra shehid në Siri javën e kaluar, ka thënë se ai ishte një luftëtar i denjë kundër Izraelit.
''Bedrudin ka luajtur një rol kyç përkrah paraardhësit të tij, Imad Mughnije, në luftën e vitit 2006 kundër Izraelit para marrjes së disa përgjegjësive duke përfshirë çmontimin e rrjeteve të spiunazhit izraelit'', tha Sejjid Hassan Nasrullah gjatë një fjalimi televiziv ditën e premte.
Fjalimi i Sejjid Hassan Nasrullah vjen një javë pas shehidllëkut të Mustafa Bedrudinit. Ai tha se Bedrudini ishte i ngarkuar me mbikëqyrjen e sigurisë së Hizbullahut dhe të njësive ushtarake në Siri që nga koha kur militantët takfiristë nisën luftën në Siri në vitin 2011.
Luftëtarët e Hizbullahut janë të radhitur përkrah forcave qeveritare siriane kundër grupeve terroriste që veprojnë në Siri dhe që po përpiqen ta shkatërrojnë këtë vend.
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut të Libanit tha se Mustafa Berdudin fillimisht drejtonte operacionet në Siri nga Libani, por më vonë ai insistoi që të shkonte në Siri për të mbikëqyrur personalisht operacionet tepër të ndjeshme.
Sejjid Hassan Nasrullah tha se Hizbullah ishte kundër pranisë së Bedrudin në Siri sepse e dinte se mediat pastaj do të manipulonin me neve si grup për përfshirje në luftën e Sirisë. Ai vuri në dukje se prania e Bedrudinit në Siri ndihmoi Hezbullahun të parandalojë rënien e vendit në duart e takfiristëve dhe mjeshtërve të tyre amerikanë dhe spiunëve në rajon.
Mustafa Bedrudin po ashtu drejtoi operacionet ushtarake kundër okupatorëve sionistë në pushtimin e Libanit dhe ka qenë shpesh objektiv i përpjekjeve të Tel Avivit, Uashingtonit dhe aleatëve të tyre për ta vrarë ose kapur atë.
Sejjid Hassan Nasrullah ka mohuar spekulimet e disa mediave arabe që Hizbullahu nuk e ka fajësuar Izraelin për vrasjen e Bedrudin, sepse dështonte t'i ikte përgjegjësive për hakmarrje, duke thënë se gjatë 34 viteve të konfrontimit me Izraelin, regjimi në Tel Aviv nuk ka dyshuar asnjëherë ndaj premtimeve të Hezbullahut për kryerjen e hakmarrjeve të tilla.
''Historia jonë dëshmon se ne kur betohemi për hakmarrje ne respektojmë dhe realizojmë betimet tona'', tha Nasrullah, duke shtuar se Hizbullahu nuk heziton aspak për të fajësuar Izraelin për kryerjen e këtij krimi kur ekzistojnë edhe provat.
Sejjid Hassan Nasrullah tha se vrasja e Mustafa Bedrudinit u bë nga duart e tekfiristëve dhe ishte orkestruar nga ata që në mënyrë aktive kërkojnë të minojnë frontin e rezistencës, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ai tha, megjithatë, se vrasja e komandantit Bedrudin nuk do të çojë në tërheqjen e Hizbollahut nga Siria.
Gjaku i Mustafa Badrudin do të na shtyjë për një prani më të madhe në Siri ... Ne do të mbetemi në Siri edhe mëtej, ka thënë Sejjid Hassan Nasrullah.