Siria

Forcat siriane konfiskuan kamionin turk të ngarkuar me mbi 25 ton furnizime mjekësore për ISIS-in

Autoritetet siriane në Halep  të shtunën konfiskuan një kamion të ngarkuar me më shumë se 25 ton furnizime për spitalet në terren që vijnë nga territoret turke që do të dërgohen për terroristët e ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste të lidhura me të. 

Një burim në Halep tha në një deklaratë se pas monitorimit dhe hetimit të al-Yaman, një kompani mjekësore turke, autoritetet kapën një kamion të ngarkuar me më shumë se 25 ton furnizime për spitalet në terren me vlerë më shumë se 100,000 dollarë amerikan (USD.)

Kompania Al-Yaman në Stamboll  është duke dërguar ilaçe, pajisje dhe furnizime mjekësore për organizatën e ISIS-t në Manbej dhe Mosul dhe me grupe të tjera terroriste, shpjegoi burimi.

Autoritetet arrestuan terroristin Abdelrahman Canjo nga grupi terrorist Brigada Shuhadaa al-Hak , i cili po transportonte armë dhe ilaçe  për grupet terroriste në Halep, shtoi burimi.

Në rrëfimet e transmetuara nga TV Sirian vonë në mbrëmje, Abdelrahman Canjo, i cili ka lindur në provincën Homs në vitin 1992, tha se furnizime mjekësore dhe furnizime të tjera u sollën në anën e pikë-kalimit në Bab al-Hawa nën mbikëqyrjen e Ahrar al-Cham, dhe pastaj ato do të ruhen në depo të  Kompanisë al-Yaman nën mbikëqyrjen e deponierit kryesor, Ahmad al-Shejh  Abboud.

Abdelrahman Canjo tha se mori urdhëra nga Abdelmexhid al-Khatib, dhe se ai përcjellte dy dërgesat për Manbej me bashkëpunëtorë të tjerë.

Ai vazhdoi të flasi rreth asaj se si ai u përfshi me grupe terroriste, duke thënë se në vitin 2012 ai u bashkua me  grupin  terrorist Shuhadaa al-Murabitin i cili drejtohej nga Mamoun Al-Nasser, dhe ai mori pjesë në disa sulme në fshatra së bashku me grupe të tjera të lidhur me organizatën terroriste Lëvizja Ahrar al-Cham. 

Abdelrahman Canjo tha se ai dhe miqtë e tij mori armë, duke përfshirë automjetet  DShK të pajisura në 20 raste me municion nga Liwa al-Hakk grup terrorist dhe i dërguan për të Sarakeb, në qytetin në Idleb, ku ai i dha në këmbim të 30.000 dollar amerikan (USD), dhe më vonë ai i ka furnizuar  terroristët në el-Houla me aparate celulare dhe pajisje të internetit satelitor.

Lëvizja Ahrar al-Cham monitoron të gjitha lëvizjet në zonë, dhe ata pretendonin se po luftojnë grupin terrorist ISIS, ndërsa ata ishin në fakt ata që po e mbështesin atë, shtoi ai.

Burimi: SANA