İran

Hassan Rouhani: Sanksionet kundër Iranit po shemben

Kryetari i Iranit Hassan Rouhani thotë se sanksionet e paligjshme të  vendosura ndaj vendit tonë po shemben.


    Rouhani tha në një intervistë  të mërkuerë për transmetuesin kombëtar të Iranit: Sot jemi dëshmitarë se prangat mizore që janë vendosur për të kufizuar aktivitetet ekonomike të Iranit janë duke u thyer.


      Ai tha: Kufizimet në ushqim dhe në industrinë farmaceutike, industrinë e automobilëve, petrokimike, të sigurimit  anijeve dhe madje edhe sektorë të tjerë, si ai bankar janë kufizuar.


     Rouhani, gjithashtu, vuri në dukje se një numër i madh i kompanive dhe investitorëve të huaj janë të prirur për të investuar në ekonominë e Iranit.


       Kreu i shtetit iranian më tej theksoi se Teherani vlerëson lidhjet miqësore me fqinjët e tij dhe është i interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve të ngrohta me vende të tjera nëpër botë.


      Ai, gjithashtu, përshëndeti marrëveshjen e përkohshme të programit bërthamor për energji të Iranit si një arritje e madhe e cila i ka ruajtur të drejtat të vendit.  Në muajin e kaluar, Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Rusia, Kina, Franca, Britania, dhe Shtetet e Bashkuara - plus Gjermania filluan të zbatojë marrëveshjen bërthamore të cilën e kishin nënshkruan në nëntorin e vitit të kaluar, në Gjenevë, Zvicër.