Kulturë

Irani organizon simpoziumin Njëzëri me Kudsin (Jerusalemin)

Në prani të funksionarëve të lartë të Republikës Islamike të Iranit dhe anëtarëve të Unionit Ndërkombëtar të Organizatave Jo Qeveritare mbështetëse të Palestinës nga 30 shtete të botës, sot në Teheran ka nisur simpoziumi Njëzëri me Kudsin.

Ky simpozium bëhet me qëllim për të përkrahur popullin e përvuajtur palestinez dhe në fund të simpoziumit do të nxirret një rezolutë në mbështetje të çështjes palestineze dhe xhamisë Al Aksa.

Muhamed As, Imami i Xhumasë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, në Uashington dhe zonja  Afaf Hakim, kryetarja e Sektorit të Femrave në Lëvizjen e Rezistencës Islamike Libaneze  ‘Hizbullah’, si dhe disa hebrenj kundërshtarë të sionistëve në Amerikë dhe në Angli marrin pjesë në këtë SimpoziuminNdërkombëtar Njëzëri me Kudsin”(Jerusalemin).

Unioni Ndërkombëtar i Organizatave Jo Qeveritare mbështetëse të Palestinës është krijuar në vitin 2001 në Teheran dhe deri tani në të janë anëtarësuar 35 organizata joqeveritare ndërkombëtare. Sejjid  Abdullah Husseini, sekretari i këtij simpoziumi thotë se unioni mban takime një herë në dy vjet në vende të ndryshme të botës.