Iraku

Forcat irakiane përgatitën për të rimarrë Falluxhan

Forcat qeveritare irakiane kanë filluar përpjekjet e përgatitjes që kanë për qëllim rimarrjen e kontrollit mbi qytetin e trazuar të provincës Anbar, Falluxha, nga militantët, grup i lidhur me el-Kaidan.


     Sipas Press TV, forcat irakiane thuhet se kanë shkallëzuar bombardimin në Falluxha, pasi zyrtarët ushtarakë thanë se vendimi për të hyrë në qytet është bërë të dielën.


     Raportet thonë se kryeministri irakian Nuri el-Maliki ka marrë vendimin për të nisur një operacion kundër militantëve në Falluxha, gati një muaj pasi këta pushtuan qytetin.


      Pas militantët morën kontrollin e Falluxhas, qeveria i dha fiseve  lokale të qytetit një mundësi për të përzënë militantët el-Kaidës nga qyteti.


      Më 2 shkurt, forcat irakiane vranë 50 militantë nga grupi i el-Kaidas, grupi i ashtuquajtur Shteti islamik i Irakut dhe Shamit 
(ISIL) në provincën Anbar.