Ekspozita Ndërkombëtare e Kur’anit do të hapet në javën e parë të Ramazanit në Teheran, në Republikën Islamike të Iranit
Edicioni i 24 i Ekspozitën Ndërkombëtare të Kur'anit do të mbahet në Teheran, në kryeqytetin e Republikës Islamike të Iranit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ministria e Kulturës e Iranit dhe Ministria për Udhëzim Islamik e organizon këtë ngjarje kulturore për çdo vit me rastin e muajit të Shenjtë Ramazan.
Sipas organizatorëve, këtë vit, 2016, Ekspozita Ndërkombëtare e Kur’anit do të fillojë në ditën e 7-të Muajit Ramazan, nga data 13 qershor deri më 29 qershor 2016.
Ekspozita do të mirë-presë vizitorët nga ora 18-të deri në 23:30, çdo natë për më shumë se dy javë.
Motoja e ngjarjes Kur'anore e këtij viti është Lëvizja për Kuptimin e Kur’anit.
Ndërsa në vitin e kaluar, 2015, Ekspozita Ndërkombëtare e Kur’anit u mbajtë në Muzeun Mbrojtjes e Shenjtë në Teheran, edicioni i këtij viti do të organizohet në Xhaminë e Imam Humeijnit (r.a.).
Burimi: IQNA News