Ushtria siriane bën përparime në qytetin kryesor të Halebit
Ushtria siriane ka fituar më shumë terren në luftën kundër militantëve të përkrahur nga të huajt në qytetin verior të Halebit.
Sipas Press TV, të dielën, ushtria
arriti të merrte nën kontroll pjesën më të madhe të rrethit Karam al – Turab,
në Halebin Lindor.
Trupat siriane kanë nisur edhe
operacione tjera për të marrë kontrollin në disa rrethe lindore dhe veriore, në
një përpjekje për të rimarrë pjesë të të mëdha të qytetit.
Në javët e fundit, ushtria siriane ka
bërë përparime të mëdha në luftën e saj kundër grupeve të armatosura.
Siria është kapluar nga trazirat
vdekjepruese që nga viti 2011. Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët
e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin
militantët që veprojnë brenda Sirisë.
OKB ka thënë se më shumë se 100,000
njerëz janë vrarë dhe miliona të zhvendosur deri tani për shkak të trazirave në
vend.
OKB-së ka thënë më herët se më shumë
se katër milionë sirianë do të jenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre
në vitin 2014 nga konflikti i përshkallëzuar në vend.
Një studim britanik i mbrojtjes, i
publikuar në shtator të vitit të 2013, nga IHS Jane -së tregoi se rreth 100,000
militantë, të ndarë në 1000 grupe, janë duke luftuar në Siri kundër qeverisë
dhe popullit.