Veprat artistike iraniane janë mbresë-lënëse për evropianët
Zëvendës-Ministri i Kulturës i Iranit për çështjet artistike ka thënë se veprat artistike iraniane janë mbresë-lënëse për vendet evropiane.
Duke folur gjatë ceremonisë së
hapjes së Festivalit të 6-të
Ndërkombëtar të Arteve Pamore në Teheran, të hënën, Ali Muradkhani tha
se shumë vende evropiane kanë kërkuar për të vizituar ekspozitën e artistëve iranianë.
Ne duhet të kemi pjesëmarrje aktive
në të gjitha ngjarjet e artit në botë , tha ai dhe shtoi ,
Perëndimi ndjek artin Lindor në Kinë apo Indi, ndërsa qytetërimi i paraqitur
nga Irani në botë është pothuajse i pashembullt.
Për shkak të diplomacisë së fortë
kulturore të Iranit, tani ne gëzojmë një
mundësi të favorshme dhe të përshtatshme për të marrë pjesë në arenën
ndërkombëtare, tha ai.
Mbi 900 vepra nga 800 artistë iranianë
me vepra në pikturë, kaligrafi, dizajn grafik, skulpturë dhe disa forma të
tjera të artit janë të ekspozuara në festival, i cili është aktualisht duke u
zhvilluar në Akademinë e Arteve të Iranit në Teheran.
Festivali ka shfaqur edhe vepra prej
artistëve nga Turqia, Brazili, Indonezia,
Austria, India, Rusia, Greqia, Gjermania, Belgjika, Australia, Libani, Malajzia dhe disa vende të
tjera.
Lisa Anderson nga Danimarka dhe
Roger Mello nga Brazili janë përzgjedhur për seksionin ilustrues të festivalit.
Felipe Taborda nga Brazili dhe
Havier Bermudez nga Meksika janë anëtarë të jurisë për seksionin poster dhe Muhittin Koroglu nga
Turqia dhe Agim Sulaj nga Italia janë në juri për seksionin e kartunave.
Përveç këtyre, Jean Gaumy nga Franca
është përzgjedhur për seksionin e fotografisë të festivalit, i cili do të
mbahet në Teheran nga 3 deri më 24 shkurt 2014.