Velajati i Iranit: Hizbullahu burim krenarie në botën muslimane
Lëvizja e Rezistencën Libaneze Hizbullah është një burim krenarie në botën myslimane, thotë këshilltari i lartë i Liderit të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei.
Na vjen keq që në vend që të dënojnë regjimin sionist [të Izraelit], terroristët, ekstremistët dhe tekfiristët lëvizin në disa vendet rajonale dhe nxjerrin deklarata kundër Hizbullahut, tha Ali Akbar Velajati në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Hizbullahut Sejjid Hassan Nasrallah në Bejrut të enjten.
Hizbullahu është një burim krenarie për muslimanin dhe botën arabe dhe ai do të triumfojë mbi të gjitha këto kërcënime dhe armiqësi, shtoi ai.
Ali Akbar Velajati i referohej një lëvizje të kohëve të fundit nga disa vende arabe që e futën në listën e zezë Hizbullahun si një organizatë terroriste.
Velajati, i cili është edhe kryetar i Qendrës për Hulumtime Strategjike të Këshillit të Mirëqenies të Iranit, përsëriti mbështetjen e palëkundur të Republikës Islamike për kombet e shtypura në rajon.
Sejjid Hassan Nasrallah, nga ana e tij, informoi zyrtarin iranian mbi zhvillimet e fundit në rajon.
Më 2 mars, 2016, gjashtë-vende të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik (GCC) lëshuan një deklaratë ku etiketohet Hizbullahu si një organizatë terroriste. Blloku përbëhet nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Bahreini dhe Kuvajti.
Duke reaguar ndaj vendimit, Hizbullahu i përshkroi shtetet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik (GCC) si të pamatura dhe armiqësore, duke fajësuar Arabinë Saudite për këtë lëvizje.
Vendimi pasoi fitoret e fundit nga ushtria siriane, e cila është mbështetur nga Hizbullahu në betejën e saj kundër militantëve tekfiristë që luftojnë për të rrëzuar qeverinë siriane.
Algjeria refuzoi klasifikimin e lëvizjen Hizbullah si një organizatë terroriste. Lëvizja e rezistencës palestineze, Xhihadi Islamik, vlerësoi gjithashtu Hizbullahun si një lëvizje e rezistencës, e cila ka një histori në luftën kundër entitetit sionist, si dhe në mbështetjen e çështjen palestineze. Irani, Siria dhe lëvizja Houthi Ansarullah e Jemenit kanë kritikuar gjithashtu masën nga gjashtë-vendet e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik ( GCC.)
Burimi: Press TV