Pavarësia, një rezultat i madh i Revolucionit Islamik
Një zyrtar i lartë iranian i organizatës së tetë vendeve islamike në zhvillim, D-8, Sejjid Muhammad Ali Mousavi, ka theksuar se vetë-besimi i kombit iranian dhe pavarësia janë të arriturat më të rëndësishme të Revolucionit Islamik të Iranit.
Sipas agjencisë të Shërbimit
Botëror, IRIB, në një intervistë me IRNA në Ankara, të martën, ai vuri në dukje
se pavarësisht presioneve të vazhdueshme ndaj Republikës Islamike të Iranit në
35 vitet e fundit, Revolucioni Islamik ka shënuar arritje të mëdha, dhe nga më
të rëndësishmet prej tyre kanë qenë krijimi dhe mirëmbajtja e vetë-besimit të iranianëve
dhe pavarësia e Iranit islamik.
Ai theksoi se, edhe pse në bllokadë,
me pengesa të mëdha, nga dashakëqinjt dhe kundërshtarët e sumër ndaj kombit kombit
iranian dhe sistemit të shenjtë Islam, e ardhmja e themelimit të shtetit
islamik është shumë premtuese.