Kulturë

Përkthimi i Kur’anit e ndihmoi dijetarin bullgar të përqafoi Islamin

Një profesor universiteti nga Bullgaria, i cili e ka përkthyer Kur'anin në gjuhën bullgare tha se përkthimi e ka ndihmuar atë dhe disa të tjerë në vendin e tij për të gjetur rrugën e drejtë dhe të konvertohet në Islam.

Stefan Teofanov bëri këtë njoftim në një forum në Panairin e 29-të Ndërkombëtar të Librit në Teheran.

Titulluar Një vështrim në Përkthimi i Kur'anit dhe Tekstet Islame në Gjuhët Turke dhe Sllave, forumi u organizua të martën nga Organizata e Kulturës dhe Marrëdhënie Islame.

Stefan Teofanov tha se nuk ka shumë përkthime të Kur'anit në gjuhën bullgare dhe se përkthimi i tij është përkthimi i parë akademik i Librit të Shenjtë  nga arabishtja nga një dijetar bullgar.

Ai vuri në dukje se Shtëpia Botuese ‘Dar al-Ifta la-Muslimin’ e Bullgarisë e ka publikuar Kur’anin.     

Kur kam filluar përkthimin e Kur'anit, unë isha një i krishterë nga një familje e krishterë dhe jetoja në një vend të krishterë. Pastaj (pas përkthimit), unë e përqafova Islamin dhe disa nga bashkatdhetarët e mi e përqafuan  Islamin pas leximit të përkthimit të Kur’anit.

Ai theksoi nevojën për përkthimin e Kur'anit nga arabishtja në gjuhë të tjera në vendet muslimane dhe jo-muslimane.

Stefan Teofanov vuri në dukje, megjithatë, se përkthimi i Kur'anit kërkon mirëkuptimin dhe urtësinë e ajeteve Kur’anore, e kjo vjen nëpërmjet studimit të interpretimit të Kur’anit, 

Edhe me këtë, tha ai, përcjellja e të gjitha kuptimeve në një gjuhë tjetër nuk është gjithmonë e mundur.

Teofanov, ligjërues i arabishtes në Departamentin e Letërsisë Klasike Arabe në Universitetin e Sofjes, jep leksione në Kur'an dhe në  ekzegjezën Kur’anore.

Ai përfundoi doktoraturën duke specializuar në Qendrën Oksford për Studime Islame, si dhe doktoraturë të dytë në Institutin e Studimeve Orientale në Moskë.  

Në një intervistë në vitin 2015, ai tha: Shumë vite më parë, me kërkesë të Shtëpisë Botuese Shtetërore, fillova ta përkthej Kur’anin e Shenjtë. Kjo ishte periudha socialiste. Në vend që t’i shërbejnë muslimanëve, kjo ishte një kohë  shqetësuese për shkak të politikave asimiluese në lidhje me Turqinë.

Menjëherë pas fillimit të punës, filloi tranzicioni demokratik në vitin 1989, Shtëpia Botuese Shtetërore falimentoi, përkthimi i Kur’anit në gjuhën bullgare  nuk u botua në atë vit. Megjithatë, kam vazhduar të punojë në përkthimin e Kur'anit të Shenjtë dhe kjo më ka ndryshuar jetën time. Fillova të kuptoi edhe më mirë librin tonë lartësuar dhe e doja atë me zemër.

Kur kam filluar të punoi në përkthim, unë mendojsha se Kur’ani ishte një libër i zakonshëm. Me kalimin e kohës, fillova të kuptoi se Kur'ani ka një kuptim shumë të thellë. Në kolegj kam lexuar përkthimin e Kur'anit,  ndërsa unë isha duke përfunduar përkthimin aktual. Udhëtimi im  në përkthimin e Kur’anit ishte sfidues, më mori një kohë të gjatë, por në fund të rrugës unë e pranova Islamin dhe unë tani jam musliman.

Burimi: IQNA News