Përvjetori i 68-të i Nakbës Palestineze
Gjatë gjithë Palestinës po shënohet Nakba që do të thotë Dita e katastrofës të cilën e quajnë palestinezët themelimin e shtetit izraelit. Manifestimet kryesore do të mbahet në Betlehem në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Gazë. Është planifikuar perfomanca me titull” Treni i kthimit” i cili simbolizon kthimin e palestinezëve në territoret e okupuara.
Në ditën e sotshme në vitin 1948 është krijuar Izraeli në territoret e okupuara palestineze, ndërsa prej asaj dite më shumë se 80% palestinez janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 12 milion palestinez tani jetojnë të zhvendosur nëpër botë. Në kampin palestinez të refugjatëve Shuafat hyjnë vetëm ata të cilët munden dhe të cilët pjesëtarët e forcave izraelite i lëshojnë nëpër vendkalim. Kampi pjesërisht është rrethuar me mure, dyfish më të lartë se ai i Berlinit. Bërllokun askush nuk e largon, dhe e vetmja mënyrë është djegia e saj. Shumicës së njerëzve në kamp fatin ia ka caktuar Nakba. Nuk është lehtë të gjendet bashkëbiseduesi për këtë temë. Posaçërisht bisedën e theksuar e ka Ibrahimi. U lind në vitin 1948 dhe se vetëm disa muajt e parë të lindjes nuk i ka kaluar si refugjatë.
“Izraeli na ka dëbuar nga fshati ynë afër Tel Avivit gjatë Nakbës në vitin 1948. Kemi qenë refugjatë 8 muaj, pastaj na kanë vendosur në kampin e refugjatëve. Pastaj shkuam në Jerusalem. Ishte rrugë e vështirë. Prap jemi larguar në vitin 1967 kurrë erdhëm këtu. Dy herë ishim refugjat”, ka thënë ai.”Kur Izraeli e ka shpall pavarësinë në vitin 1948, afër 750.000 palestinezë kanë braktisur shtëpitë e tyre. Sot gjatë gjithë rajonit dhe në botë jetojnë miliona refugjat palestinez dhe pasardhësit e tyre, dhe për këtë shkak këtë ditë e shënojnë si Nakba-dita e katastrofës.
Megjithatë, shumë palestinez që jetojnë në territoret e okupuara palestineze theksojnë se gati çdo ditë përjetojnë ndonjë lloj të Nakbës”. Pikërisht për këtë flet Muhamed Abu Taa, banor i Jerusalemit Lindor. Thotë që dokumentet të cilët i posedon qysh nga periudha osmane, vërtetojnë se pjesa e tokës në atë pjesë të Jerusalemit është e tijë, porse kolonët izraelit thjeshtë e kanë pushtuar. Abu Taa ka thënë:”Më kanë marrë tokën me forcë para dy muajsh dhe kanë filluar të ndërtojnë në të. Gjyqi akoma nuk ka vendos kush është pronar, edhe pse kamë tapitë poseduese të saja”.
Historiani Najeh Pkerat thekson se palestinezët akoma janë në shtypje që të largohen nga tokat e tyre, dhe se vetëm në vitin 1948 më shumë se 70% të fshatrave palestineze janë rrënuar rreth Jerusalemit.”Nakba është depërtimi i palestinezëve nga toka e tyre në të gjitha pjesët e planetit. Nakba do të thotë të ndërtosh vendin në rrënojat e okupimit të popullit palestinez. Nakba ka vjedhur jetët tona dhe vendin tonë. E presin këtë ditë në pikëllim gjersa njerëzit tanë dhe objektet e shenjta tona sulmohen”, ka thënë ai. “Do të doja të shoh të gjitha vendet palestineze pa kufij. Toka e Palestinës është e madhe për të dy popuj. Mjaft ka tokë e zbrazët. Pse nuk na lejojnë lëvizjen dhe kthimin në tokën tonë”.
Burimi: Al Jazeera