Gruaja e parë myslimane në krye të parlamentit
Muhterem Aras është zgjedhur për kryetare të parlamentit në shtetin federal të Baden-Wurttembergut në Gjermani. Myslimanja e parë e zgjedhur për kryetare të një parlamenti të shtetit federal gjerman, është përshëndetur si hap”historik” për këtë vend. Muhterem Aras, anëtare e partisë së gjelbërt ka marr funksionin nga partia e mëparshme antiimigruese. “Sot kemi shkruar historinë”, ka thënë ajo pasi që është zgjedhur me shumicë votash. Arasja pesëdhjetëvjeçare ka thënë se fitorja e saj është porosi e dërguar ”të hapjes, tolerancës dhe integrimit të suksesshëm”. Aras u lind në Turqi, dhe si fëmijë me prinëdrit e saj është vendosur në një qytet afër Shtutgartit. Ka stujuar ekonominë para se të themelojë firmën për këshilla tatimore.
Karierën politike e ka nis më 1992, në këshillin lokal të të gjelbërve. Pasi që ka ardh në krye të këshillit lokal të partisë, ka hyrë në parlamentin e shtetit Baden-Wurttembergut. Është zgjedhur për kryetare të parlamentit me 96 vota të deputetëve dhe si e tillë është myslimanja e parë e cila e ka marrë atë pozitë. Zgjedhja e saj ka pasuar pas rritjes së tensioneve lidhur me religjionin dhe imigrimin në Gjermani. Anëtarët e partisë antiimigruese Alternativa për Gjermani (AFD) kanë refuzuar të bashkangjiten duartrokitjeve pas inaugurimit të saj, ka lajmëruar Suddeutche Zeitung. Më pare, partia e saj ka shënuar fitore rekorde në zgjedhjet lokale duke iu falënderuar manifestit në të cilin kanë cek se islami nuk është kompatibil me Kushtetutën e shtetit të Gjermanisë.
Anketat e publikuar më heret gjatë kësaj jave tregojnë se dy të tretat e gjermanëve konsiderojnë se islami” nuk i përket” këtij vendi. Hulumtimi ka treguar ndryshimin e qëndrimeve të gjermanëve në raport me islamin pas sulmeve në Pariz dhe Bruksel dhe pas ardhjes së mbi 1 milion refugjatëve në Gjermani.
Burimi: Al Jazeera