Irani ka ekspozuar dy satelitëtë rinjë të ndërtuar në vend
Irani ka finalizuar një dekadë përpjekesh në teknologjinë hapsinore, duke shfaqur dy satelitë të rinjë; një për komunikim dhe tjetri për imazhet digitale. Të dy u zbuluan në Diten Iraniane të Teknologjisë Hapsinore.
Irani thotë se ky është fillimi i përpjekjeve të tij për satelitët që shërbejnë për pozicionimin dhe navigimin. Njëri satelit quhet Tadbir, që do të thotë: kujdes, ndërsa tjetri është quajtur Khalij-e-Fars, që do të thotë: Gjiri Persik.
“Sateliti Tadbir, për imazhet me rezolucion të lartë, sëbashku me zbulimin e vendndodhjes, do të lëshohen në orbitë duke përdorur mjetin e lëshimit Sadir 1b. Sateliti Khalij-e-Fars, i bërë nga Universiteti Teknik Malek Ashtar, është një satelit komunikimi, i aftë të komunikojë më antë të valëve të radios, sëbashku me aftësitë për navigim. Ky është fillimi i punës në drejtim të sistemeve të pozicionimit dhe navigimit,” tha zëvendës shefi i Agjencisë Hapsinore Iraniane (ISA) Hamid Fazeli.
Fazeli tha se Irani ka tre satelitë të gatshëm për t’u nisur; Sharif Sat, Tadbir dhe Satelitin Fajr. Ata do të lëshohen kur të gjitha kriteret të jenë përmbushur. Ai gjithashtu, përmendi një aftësi të re në një nga satelitët e Iranit.
Sateliti Fajr (shqip: sabahu) tha ai, shërben për komunikim dhe është i aftë të kapë imazhe. Është implementuar një sistem i ri në të, i cili i mundëson satelitit të ndryshojë orbitën e tij.” Irani ka lëshuar me sukses në vitin 2009 satelitin e tij të parë të bërë në vend për përpunimin e të dhënave të quajtur Omid, që do të thotë: Shpresë. Edhe pse programi i Iranit është i ri, ai është në mesin a atyre pak vendeve që janë të aftë të nisin një satelit të vetin në orbitë.
Zëvendës presidenti Muhammed Shariatmadari mori pjesë në ceremoninë e perurimit dhe tha se Irani është pranë arritjes për stacionin hapsinor. “Ne shpresojmë se do të arrijmë orbitat e larta, domethënë, stacionet hapsinore, me teknologjinë vendase shumë shpejt falë shkencëtarëve tanë. Unë po ju thëm se nuk jemi shumë larg kësaj arritjeje.”
Vendi shpreson të nis fluturimin e tij të parë në misionet me njerëz në vitin 2020. Duke u përgatitur për këtë, vitin e kaluar, Irani dërgoi me sukses një majmun në hapsirë dhe e ktheu shëndosh e mirë. Një nisje ishte në janar, ndërsa tjetra në dhjetor.
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Gjenerali Husejn Dehqah gjithashtu, foli për aftësitë e Iranit në këtë fushë dhe tha se mosha e programit hapsinor të Iranit nuk është e madhe, por arritjet janë të mëdha.
“Ministri i Mbrojtjes ka luajtur një rol të madh në sigurimin e platformave të lëshimit për satelitët, duke i lëshuar ata në hapsirë, si dhe duke i monitoruar dhe drejtuar ata nga toka.” Industria private iraniane është duke u përgatitur për të marrë një rol më të madh në programin hapsinor të Iranit dhe ka ekspozuar arritjet e saj gjatë kësaj ngjarjeje.