Ministri i jashtëm sirian bën thirrje për një qeveri të bashkimit kombëtar
GENEVË— Walid Moallem, Ministri i Sirisë i Punëve të Jashtme dhe Emigracionit bëri thirrje për një qeveri të bashkimit kombëtar ku do të përfshihet një opozitë më e gjërë se ajo që perfaqëson Koalicioni Kombëtar Sirian Revolucionar dhe Forcat Opozitare (SOC) në bisedimet në Gjenevë.
“Unë nuk e shoh Koalicionin si të vetmen opozitë. Ka edhe të tjerë të cilët
duhet të jenë pjesë, në mënyrë që të mund të kemi një qeveri të bashkimit kombëtar,”
tha ai për Al-Monitor gjatë një interviste ekskluzive menjëherë pas mbylljes së
bisedimeve.
Moallem-i tha se atij “iu duk e çuditshme, për fat të keq,” që Koalicioni Opozitar gjatë takimeve hodhi poshtë një propozim të qeverisë siriane ku refuzohej terrorizmi.
“Ishte me të vërtetë e çuditshme që kjo opozitë refuzoi [deklaratën kundër terrorizmit],” tha ai, duke shtuar se qytetarët e thjeshtë nga pjesë të tjera të botës do të kishin pranuar një deklaratë të ngjashme që denoncon terrorizmin.
Propozimi i qeverisë siriane për tranzicionin - siç raportohet nga Al-Monitor- përbëhej nga pesë pika, duke u fokusuar tek; sovraniteti, refuzimi i ndërhyrjes së huaj, Siria si shtet pluralist dhe demokratik, si dhe refuzimin e terrorizmit.
Moallem-i, i cili njëherësh është edhe zëvendës kryeministër, refuzoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara, Koalicionit opozitar dhe të të tjerëve që presidenti sirian Bashar Al-Asad të mos jetë pjesë e tranzicionit.
“Kjo nuk është puna e tyre,” tha ai. “Vendimi i takon popullit sirian.”
Ministri i Jashtëm sirian, kur u pyet për një reagim ndaj vedimit të Kongresit Amerikan për për të miratuar tranferimin e armëve deri në shtator 2014 tek grupet që luftojnë kundër regjimit sirian, ai tha: “Nuk do të ketë përparim nëse në fillim Shtetet e Bashkuara nuk ndalojnë së mbështeturi me armë opozitën dhe terroristët, dhe të krijojnë një atmosferë të mirë për bisedime në Gjenevë.”
Një pikë kyçe në Gjeneva II ishtë problemi i qeverisë tranzitore, për të cilën Moallem-i, gjatë konferencës për shtyp të organizuar nga Al-Monitor, tha se nuk ishtë një tabu për qeverinë e tij.
Ministri i jashtëm theksoi gjatë intervistës së tij për Al-Monitor se “Organi qeverisës duhet të përshtatet brënda institucioneve [ekzistuese shtetërore] e jo të jetë një organizëm i ri i mbjellë në tokën siriane.
“Sipas kushtetutës, ata mund të marrin pjesë në qeveri si opozitë, dhe ne do t’i thërrasim ata në qeverinë e bashkimit kombëtar,” tha ai.
Moallem-i dukej fleksibël në faktin nëse zgjedhjet do të mbahen para apo pas formimit të qeverisë së bashkimit kombëtar, por ai do të preferonte që të mbaheshin para.
“Mund të mbahen pas. Kjo është normale sipas Gjeneva I,” tha ai. “Por të mbahen përpara është më e rëndësishme, pasi në këtë mënyrë, çdo palë në qeverinë e bashkimit kombëtar do ta dijë popullaritetin e saj. Pra, nëse ju filloni me zgjedhjet, grupet parlamentare mund të bijnë dakord për të krijuar një qeveri të bashkimit kombëtar,”
Moallem-i gjithashtu, mori parasysh vizitën e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdoğan këtë javë në Teheran, duke thënë se shpreson se premirësimi i marrëdhënieve turko-iraniane të këtë “një ndikim pozitiv” në krizën siriane, por, kemi nëvojë që kjo të vërtetohet në terren. Moallem-i, gjatë fjalimit të tij të hapjes në Gjeneva II, kishte fajësuar qeverinë e Erdoğanit për “mjerimin dhe shkatërrimin që ka ngulfatur Sirinë”.
I pyetur nëse Siria është e përgatitur për të “kapë ritmin” për transferimin dhe shkatërrimin e arsenalit të saj të armëve kimike, ashtu siç kishte deklaruar drejtori i pergjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK), ai u përgjigj: “Siguria luan një rol të madh. Kështu që, kushdo që e kritikon Sirinë për mospërmbushje të afatit kohor, e ftoj të vijë e të udhëtojë përmes rrugëve ku trailerat duhet të udhëtojnë.”
Nëse ai e sheh atë të sigurt atëherë ne duhet të fajësohemi, tha ai. Nëse nuk është e sigurt, ai ka për të na justifikuar, sepse ne jemi duke folur për armë kimike. Nëse ndonjë incident ndodh, qindra njerëz do të vdesin. Pra, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”
İntervista vazhdon kështu:
Al-Monitor: A mund të përshkruani sipas interpretimit tuaj tranzicion politik në Siri bazuar në komunikatën Gjenevës? Si e parashikoni ju zbatimin e një trupi në tranzicion me pushtet të plotë ekzekutiv?
Moallem: Ne jemi një vend që ka një kushtetutë, që ka institucione dhe qeveri, një parlament dhe një president të republikës, dhe ky organ qeverisës ka për t’u përshtatur brenda këtyre institucioneve, dhe jo një organizëm e re e cila është mbjellë në trupin sirian. Kjo është ajo ç’ka ne kemi, sipas kushtetutës, ata mund të marrin pjesë në qeveri si opozitë, dhe ne do t’a thërrasim atë një qeveri e unitetit kombëtar, dhe unë nuk e shoh të vetme opozitë për Koalicion, ka opozita të tjera që duan të bashkohen kështu që ne mund të kemi një qeveri me unitetit kombëtar.
Al - Monitor : A mund të shpjegoni gjithashtu, sipas mendimit tuaj, procesin për një dialog kombëtar, por edhe zgjedhjet, të cilat janë përmendur në komunikatën e Gjenevës se si vijim do të ketë një trup kalimtar qeverisës?
Moallem : Mund të jetë si vijim, mund të jetë përpara. Mund të jetë edhe pas, kjo është diçka normale në përputhje me Gjenevën I. Por, për të qenë përpara është e rëndësishme, edhe pse në këtë mënyrë mund të njihet mirë çdo anë e kësaj qeverie të unitetit kombëtar, dhe sidomos popullaritetin [ e tyre ]. Pra, nëse ju filloni me zgjedhjet, më pas do të vijë parlamenti, por tani blloqet në parlament po përpiqen që së bashku të diskutojnë për të krijuar një qeveri të unitetit kombëtar . Kjo është një mënyrë më demokratike se të kompozosh një qeveri e më pas të bësh zgjedhje.
Al - Monitor : A keni propozuar ju këtë ?
Moallem : Jo , kjo është një rrugë e largët. Dhe kjo mund të bëhet edhe pas kompozimit të këtij organi.
Al - Monitor : Tani që ju jeni duke u larguar, çfarë do të propozoni? Zgjedhjet para apo pas?
Moallem : Kjo varet nga konsensusi gjatë dialogut. Në qoftë se pala tjetër dëshiron pas, nuk ka problem.
Al - Monitor : Po në lidhje me rolin e presidentit Bashar al-Asad në qeverinë e tranzicionit, cili është mendimi juaj ndaj thënies së Shteteve të Bashkuara dhe të opozitës, kur u shprehën se ai nuk duhet të ketë asnjë rol në këtë proces?
Moallem : Kjo nuk është puna e tyre . Presidenti i Republikës ka përgjegjësi sipas kushtetutës . Rreth mesit të këtij viti ne kemi zgjedhjet presidenciale. Ai mund të jetë një kandidat, të tjerët mund të jenë kandidatë dhe populli do të vendosë se kush do të qeverisë vendin. Kjo nuk varet nga askënd sepse vendimi i takon popullit sirian.
Al - Monitor : Ju thatë për Al- Monitor në intervistën tuaj javën e kaluar se një kusht për angazhimin tuaj të vazhdueshëm me ekipin e koalicionit sirian është pranimi i një rezolute që ka të bëjë me terrorizmin. Të enjten delegacion juaj tha se opozita kishte hedhur poshtë një rezolutë të tillë , kështu që si do t’i karakterizonit bisedimet dhe progresin në këtë çështje të veçantë?
Moallem : Kjo është shumë për të ardhur keq. Për shkak se projekti- rezoluta e Republikës Siriane e paraqitur opozitës ishte një formë e përgjithshme frymëzuar nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit. Nëse ja tregoni këtë draft çdo qytetari në Nju Jork të cilët kanë vuajtur nga terrorizmi, çdo qytetar të Irakut i cili vuan nga terrorizmi, apo Egjiptit apo kudo, ai do t’a përqafojë atë. Për këtë ishte me të vërtetë e habitshme se pse kjo opozitë e refuzoi atë.
Al - Monitor : Pra, si do ta karakterizonit progresin më pas në këtë çështje ?
Moallem : Nuk ka asnjë progres.
Al - Monitor : Pse nuk ishte e mundur të rënit dakort për të dërguar një kolonë për të siguruar lehtësim për ata që janë në Homs? A besoni ende se procesi i Gjenevës II ka për të luajtur ndonjë rol në fushat humanitare?
Moallem : Zonat humanitare janë çështje shumë e rëndësishme, si pjesë e qeverisë siriane. Kjo është një çështje vërtetë shumë e rëndësishme. Jo në Gjenevë, por ajo trajtohet nga qeveria, nga guvernatori i çdo krahine, si ai në Homs. Muaj më parë, para Gjenevës, guvernatori i Homs u mor me këtë çështje. Ai u përpoq përmes Kryqit të Kuq tre herë për të sjellë civilët jashtë qytetit të vjetër të Homsit dhe dështoi. Edhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara u përpoqën të ushtrojë përpjekjet për t’i sjellë ato dhe përsëri ata dështuan.
Pse nuk e kemi dërguar konvojin? Sepse ka tre grupe që luftojnë në qytetin e vjetër. Udhëheqësi i madh - njoftoi personalisht se çdo kamion që do të hyjë, do t’a hedhin në erë. Kështu që siguria e shoferit dhe Gjysmëhënës së Kuqe /Kryqit të Kuq është thelbësore për ne. Për këtë, vendosëm mos dërgimin e tyre. Dhe zëri i tij në YouTube është i qartë.
Al - Monitor : Kur u intervistuat nga Al- Monitor javën e kaluar ju thatë se propozimi juaj më 17 janar për ndërprerjen e operacioneve ushtarake ishte një përgjigje ndaj ankesës nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve John Kerry për të lokalizuar armëpushimin në Aleppo, por ju nuk keni dëgjuar më lajme prej tij pasi qe kthyer në Shtetet e Bashkuara. A ka pasur ndonjë diskutim të mëtejshëm në lidhje me këtë?
Moallem : Jo.
Al - Monitor : Rusët e sollën këtë ide ?
Moallem : Jo , jo as rusët as amerikanët.
Al - Monitor : Sa afër është koordinimi juaj me Iranin dhe Rusinë në Siri?
Moallem : Ne jemi koordinuar, por vendimi [është] në Siri.
Al - Monitor : A jeni në kontakt të përditshëm me homologët tuaj në Teheran dhe Moskë?
Moallem : Po. Nëpërmjet ambasadorëve të tyre, pas çdo raundi dialogu, i kemi informuar ata se çfarë ka ndodhur .
Al - Monitor : Ju përmendët qeverinë e kryeministrit Erdogan në fjalimin tuaj si një fuqiplote për mbështetjen e terroristëve kriminel. Këtë javë Turqia ka sulmuar shtetin islamik të Irakut dhe al- Shamit ( ISIS ), dhe kryeministri Erdogan është tani në Iran ku ai është duke folur për Sirinë. A prisni ndonjë ndryshim në pozicionimin turk?
Moallem : Shpresoj, por ende nuk kam zbuluar ndonjë ndryshim konkret.
Al - Monitor : Si e komentoni ju vizitën e tij në Iran?
Moallem : Për arsye ekonomike dhe për përgatitje e fushatës së tij presidenciale.
Al - Monitor : Çfarë lidhje mund të ketë udhëtimi i tij me zgjedhjen e tij ?
Moallem : Për shkak se ekonomia në Turqi po bie poshtë. Irani është një partner shumë i rëndësishëm për Turqinë, kështu që ai ka nevojë për Iranin për të rritur tregtinë e tij me Turqinë, sidomos në këtë periudhë.
Al - Monitor : Cilat do të ishin pasojat e një ngrohje midis Turqisë dhe Iranit në procesin sirian ?
Moallem : Unë shpresoj se kjo do të çojë në një reflektim pozitiv, por ne kemi nevojë për t’a testuar këtë në terren .
Al - Monitor : Siria ka lëshuar afatin më 31 dhjetor për eksportin e një prioriteti - armëve të saj kimike, vetëm 4 % janë eksportuar. Ka rrezik se Siria do të humbasë prioritetet numër dy: afatin e 5 shkurtit. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike me këshillin e tij ekzekutiv u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm Ahmet Uzumcu i cili tha : Ka nevojë që të marrë ritmin. A është Siria e përgatitur për të përmbushur angazhimet e saj brenda këtyre afateve për heqjen e armëve kimike ?
Moallem : E pra , ne kemi një komitet kombëtar që merren me këtë çështje, të udhëhequr nga zëvendës ministri i punëve të jashtme, dhe pas kthimit tonë në Siri do të shohim se ku qëndron çalon kjo çështje.
Al - Monitor : A jeni i shqetësuar se ky afat nuk do të mund të përmbushet ?
Moallem : Gjithmonë situata e sigurisë luan një rol të madh në këtë, kështu që kush e kritikon Sirinë se ne nuk mundëm t’a përmbushnim në afatin kohor, unë ftoj që të vijë të udhëtojë përmes rrugës ku konvoji udhëton. Nëse ai e sheh atë të sigurt atëherë ne duhet të fajësohemi, tha ai. Nëse nuk është e sigurt, ai ka për të na justifikuar, sepse ne jemi duke folur për armë kimike. Nëse ndonjë incident ndodh, qindra njerëz do të vdesin. Pra, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
Al - Monitor : Çila besoni se do të ishte mënyra më e mirë për fazën tjetër të bisedimeve të procesit të Gjenevës, dhe si do ta vlerësonit përparimin e tyre deri më sot ?
Moallem : Nuk do të ketë përparim nëse Shtetet e Bashkuara nuk reshtin me mbështetjen e opozitës dhe terroristëve me armë, gjë e cila do të krijonte një atmosferë të mirë për bisedimet e Gjenevës, përndryshe bisedimet e Gjenevës nuk do të përparojnë.
Al - Monitor : Kongresi i SHBA-ve miratoi dërgimin e armëve luftëtarëve dhe rebelëve sirian deri në shtator 2014. Cili qe reagimi juaj për këtë lajm ?
Moallem : Thashë pra se Shtetet e Bashkuara nuk është duke na ofruar elementë pozitivë për rrugën e suksesit të bisedimeve të Gjenevës .
Al - Monitor : Më në fund pas dy javësh ju padyshim do të ktheheni në Damask, kur mendoni se vendimi do të merret para apo pas kthimit tuaj?
Moallem : Kur ne t’ja paraqesim raportin tonë qeverisë, parlamenti do të vendosë mbi nevojën e popullit tonë.
Al - Monitor : Cili është mendimi juaj personal ? A mendoni se ia vlen të ktheheni këtu pas dy javësh ?
Moallem : Nuk e di. Kjo nuk është personale, por është një çështje kombëtare .
Al - Monitor : A mendoni se ishte një humbje kohe të qenurit këtu ?
Moallem : E pra , kjo nuk ishte një humbje kohe, te pakten ne pamë se çfarë përfaqësohet në anën tjetër
Burimi: Al Monitor