Imam Khomeini vazhdon të frymëzojë myslimanët në të gjithë botën
Një analist i pavarur pakistanez të dielën tha se babai i Revolucionit Islamik, Imam Homeinit, ishte një udhëheqës i madh dhe vazhdon të frymëzojë muslimanët edhe pas kaq vitesh që ka kalue në amshim.
Duke folur për agjencinë IRNA, Prof. Hassan
Asgari Rizvi tha se Revolucioni Islamik ishte një zhvillim unik që vërtetohet
se Islami mund të jetë themeli i Revolucionit që shërben për njerëzit e thjeshtë.
Përkundër kundërshtimit nga tërë
Perëndimi, Revolucioni Islamik është konsoliduar dhe ka sjellë ndryshime
thelbësore në jetën e njerëzve të thjeshtë, vuri në dukje intelektuali.
Dijetari tha se Revolucioni Islamik e
bëri jetën e njerëzve jo vetëm më të mirë, por edhe i rriti lidhjet e tij me
shtetet tjera myslimane dhe me pjesët tjera të botës.
Ai vazhdoi duke thënë se SHBA ka aplikuar lloje të ndryshme të sankcioneve
ndaj Iranit, por ato kanë dështuar për të izoluar Iranin në sistemin
ndërkombëtar.
Prof. Hassan Asgari Rizvi shtoi se
Irani sot qëndron si një shtet i besueshëm në Lindjen e Mesme, që ka sjellë jo
vetëm ndryshime pozitive në shoqërinë iraniane, por është bërë edhe një lojtar
i rëndësishëm në politikën rajonale.
Imam Khomeini ishte një
ideolog dhe burim frymëzimi dhe vazhdon të mbajë atë post edhe pas kaq vitesh që ka kalue në
jetën e amshueshme”, tha eksperti për çështjet ndërkombëtare.
Shënim:
Hassan Asgari Rizvi është një dijetar me reputacion ndërkombëtar . Artikujt e tij të rregullt publikohen në revista kombëtare si dhe në revistat ndërkombëtare akademike, revista popullore dhe gazeta të përditshme.