Përurohet libri Gruaja në Kur'an
Libri i fundit nga dy gra iraniane në hollësi përshkruan pikëpamjen Islame karakterin, statusin dhe të drejtat e grave në bazë të Kur'anit.
Gruaja në Kur'an është titulli i librit të dy autoreve, nga Haleh Husseini Akbarnexhad dhe Zahra Shushtari, publikuar nga Byroja për promovimin e mësimeve Islame në Iran, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).
Libri, në pesë seksione, është shkruar me një referencë të burimeve kryesore Islame dhe libra nga mendimtarët e njohur muslimanë.
Kapitulli i parë i librit, parimet kryesore të Kur'anit mbi burrin dhe gruan, ka të bëjë me krijimin e burrit dhe gruas dhe ngjashmëritë faktike nga të cilat ata janë krijuar, pavarësisht nga dallimet fizike dhe mendore mes tyre. Bazuar në këtë, nuk ka asnjë hendek gjinor në shpërblimin për veprat e mira, ngritjen shpirtërore, ideologjike dhe morale për burrin dhe gruan.
Titulli për pjesën e dytë është një analizë për kanonizimin e burrit dhe gruas në familje. Në këtë seksion, shpjegohet qasja e Kur'anit të shenjtë në martesë dhe familje dhe të statusit të grave në njësinë themelore sociale të familjes. Katërmbëdhjetë kapituj në këtë seksion përfshijnë martesën si bazë e familjes në funksion të Kur'anit, baza dhe parimet e martesës, statusi i grave në produktivitetin dhe mbrojtjen e gjeneratave në funksion të Kur'anit, parimet për të zgjedhur një bashkëshort, gratë dhe parimet e familja në funksion të Kur'anit dhe të tjera ....
Analiza e kanonizimin e burrit dhe gruas në shoqëri është tema e seksionit të tretë në këtë libër që ka të bëjë me pavarësinë ekonomike të grave, migrimi dhe besnikëria, trashëgimia, ndëshkimi dhe martirizimi i grave.
Hixhabi dhe mbulimi i femrave është titulli i pjesës së katërt në librin Gratë në Kur'an. Autoret, në këtë seksion përqëndrohen në dëlirësinë e cila kërkohet nga dy gjinitë për të ruajtur virtytin edhe pse të ndryshëm në formë në bazë të gjinisë. Hixhabi dhe mbulesa janë dy nga temat më të rëndësishme të diskutuara në shoqëri të ndryshme.
Seksioni përmbyllës i librit është një paraqitje e grave të shquara në Kur’an, duke përfshirë Shën Mërisë, Hazreti Zahra (a.s.), e bija e Profetit Muhammed (.as.), Mbretëresha e Sheba dhe figura të tjera Kur'anore dhe Biblike.