Kulturë

Garat Kur’anore Ndërkombëtare për të verbërit do të mbahen në Teheran

Edicioni i parë i Garave Ndërkombëtare  Kur'anore për të verbërit  do të mbahet në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, në të njëjtën kohë kur zhvillohen Garat Ndërkombëtare Kur'anore Vjetore.

Organizata Shtetërore e Bamirësisë  do të organizojë Garat Ndërkombëtare Kur’anore në muajin maj, prej ditës 12-17maj 2016.

Abdul Gafur Xhuharchi do të konkurojë për Iranin në këtë Gara  Kur'anore.

Në muajin mars, 16 hafizë të verbër të Kur'anit morën pjesë në një garë Teheran për t'u kualifikuar për Garat Ndërkombëtare Kur’anore.

Said Ali-Akbari është shpallur më i miri, kurse Abdul Gafur Xhuharchi zuri vendin e dytë në këtë garë. Kështu,  Said Ali-Akbari u njoftua se do të  jetë përfaqësues i Iranit në Garat Ndërkombëtare  Kur'anore për të verbërit.

Por ai u zgjodh më pas për të përfaqësuar Iranin në Garat Ndërkombëtare  Kur'anore të  Turqisë dhe kështu e zëvendësoi Abdul Gafur Xhuharchi  si hafiz  i Kur'anit të Iranit në Garat e Kur’anit për të verbërit.

Sipas organizatorëve të Garave të Para Ndërkombëtare  Kur'anore  për të Verbërit, garat do të zhvillohen vetëm për meshkuj dhe është e nevojshme që garuesi të jetë hafiz i Kur'anit.

Ata që do të marrin pjesë në këta gara duhet të dërgojnë audio me disa ajete të këndimit të Kur’ani së bashku me një certifikatë që dëshmon se ata janë hafizë të Kur'anit.    

Çdo pjesëmarrës mund të shoqërohet nga një person ndihmës  dhe shpenzimet e udhëtimit (duke përfshirë aeroplanin), transferimin në aeroport dhe transportin lokal), gjithashtu strehimin dhe ushqimin për të dytë do të mbulohen nga organizatorët e garave.

 

Për më shumë informacion kontaktoni:

+98 9193144311

+98 9127508297

Email: h.hamidi92@yahoo.com

Burimi: IQNA News