Rusia

Nuk do të lejojmë të humbni luftën

Kryetari rus Vladimir Putini personalisht e ka bind kolegun e vet sirian Bashar al Asadin se Rusia nuk do të lejojë që Damasku të humb luftën, për The Independent ka thënë parlamentari britanik David Davis.”Putini më ka thënë se nuk do të lejojë që beteja të jetë e humbur”, ka thënë Bashar al Asadi në takimin me përfaqësuesin konzervativ David Davisin në Damask, ka shkruar gazeta britanike The Independent. Davisi, i cili ka udhëtuar në Siri në kuadër të misionit hulumtues, e ka përshkruar këtë deklaratë të Asadit si njëra nga fjalitë më të rëndësishme gjatë vizitës së tij.”Në rast se rusët nuk lejojnë mossuksesin e Asadit, atëherë janë të mundshme dy zgjidhje:zgjidhja politike e konfliktit sirian apo fitorja e qeverisë siriane”, ka thënë përfaqësuesi britanik në Parlamentin Evropian.  Sipas Davisit, mbështetja ushtarake e Rusisë i ka përforcuar forcat e armatosura siriane dhe Asadi beson se tërheqja e pjesërishme e forcave ruse ishte e dizajnuar që të përmirësohen kushte për bisedime paqësore në Gjenevë, në të cilin po përpiqet që të gjendet zgjidhja për krizën në Siri e cila e trondet atë më shumë se pesë vjet.

The Independent shkruan se edhe Perëndimi është dakord rreth strategjisë të sigurisë ekonomike dhe ”regjimit në Damask” duhet ofruar ” planin e Marshallit për Sirinë”, duke u referuar në mbështetjen ekonomike amerikane në ripërtëritjen e Gjermanisë dhe shteteve tjera evropiane pas Luftës së Dytë Botërore.”Siria dikur ishte Gjermania e Levantit, hambari, seli e industrisë farmaceutike, tekstilit etj. Kjo na mundëson të themi:” Ju dëshironi këtë, duhet të bisedoni në mënyrë të drejtë dhe të formoni regjimin civilizues”, ka thënë David Davis, por e ka përshkruar kryetarin sirian si ” personalitet të denjë dhe të njerëzishëm”. Kryetari Putin ka urdhëruar tërheqjen e shumicës së ushtarëve rus nga Siria në mars, që ka sjell gjer te spekulimet e ndryshme gjoja për këputjen e lidhjeve në mes Damakut dhe Moskës. Megjithatë, Rusia ka mbajt prezencën ushtarake në vend, ndërsa ushtria siriane kohë pas kohe me mbështetjen e forcave ajrore ruse, vazhdon të korr sukses kundër militantëve islamik në vend.

Burimi: altermainstreaminfo.hr