Pasuri e madhe e dhuruar kombit shqiptarë nga Shoqata FLLADI Tiranë
Kush është Shoqata “ Flladi”
Shoqata Kulturore dhe Fetare FLLADI, është themeluar në vitin 2005 që ka qëllim kryesor paraqitjen dhe njohjen e Ehli Bejtit të Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) te besimtarët myslimanë shqipfolës.
Që nga themelimi e deri në këto ditë, kjo shoqatë ka kryer disa veprimtari, kryesisht botimi i disa literaturave, të cilat do t'i gjeni në këtë faqe interneti. Ndër veprimtaritë e tjera është edhe programi i drejtpërdrejtë në valët e Radios Nacional, i cili transmetohet çdo ditë të enjte nga ora 18:00 deri në orën 19:30.
Sot për kombin shqiptarë është një gëzim i madh, sepse me ndihmën e Shoqatës Flladi dhe stafit të tyre profesional në ekspertizat teologjike, filozofike dhe humane kanë arritur të i dhurojnë kombit shqiptarë një bereqet të madh që deri më tani askush ska mundur të bëjë një punë të mrekullueshme si kjo.
Shoqata Flladi na bëri me dije se falë ndihmës së Allahut Fuqiplotë ka botuar 10 xhuzet e para te komentimit te Kur’anit të shenjtë.
Inshallah së shpejti te gjitha xhuzet do t’i gjeni në faqen e internetit të
shoqatës flladi: www.dritaeehlibejtit.com.shpresojmë që me ndihmën e aAllahut të
botohet sa më shpejt i gjithë komentimi.
Allahu ua ndriçoftë këtë jetë e dritën e Kur’anit dhe Kur’ani qoftë shoqëruesi
jonë në jetën tjetër!