Suudi Arabie

Saudët kërcënojnë SHBA-të

Arabia Saudite ka kërcënuar adminsitratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obamës se do të shesin asetet e tyre në SHBA-të  në vlerë prej 750 miliard dollar në çoftë se Kongresi amerikan miraton ligjin i cili mundëson që të gjykohet qeveria saudite për përzierjen e saj në sulmet teroriste të 11 shtatorit, shkruan gazeta amerikane “Njujork tajms”.

Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite Adel al Xhubeiri, sikurse cek”Njujork tajmsi”, ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vizitës së tij Washingtonit në mars të këtij viti, me ç’rast theksoi se Arabia Saudite do të jetë e detyruar që të shes letrat me vlerë dhe asetet tjera  në vlerë prej 750 miliard dollar në rast të mundësisë të ngrirjes së tyre nga ana e gjykatës amerikane.

Sipas informatave të gazetës amerikane të lartcekur, administrata e Obamës ka biseduar me kongresmenët dhe është përpjekur të i bind që të tërheqin ligjin nga procedura e miratimit për shkak të kërcënimeve që do të sjellin pasoja të papara diplomatike dhe ekonomike për administratën amerikane.

Më parë, ish senatori amerikan Bog Grem, i cili po merr pjesë në hetimin e tragjedisë së 11 shtatorit, ka deklaruar se Obama gjatë 60 ditëve të ardhshme duhet të sjell vendimin për publikimin e dokumenteve sekrete lidhur me hetimin e sulmeve teroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Njujork të SHBA-ve. 28 faqe të dokumenteve sekrete të hetimeve, në rast se publikohen, mund të tregojnë në përzierjen e Arabisë Saudite në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Njujork.