Djaloshi gjerman 13-të vjeçar është kapur duke u përpjekur për t'u bashkuar me ISIS-in
Një djalë 13-vjeçar nga Gjermania u kap në kufirin turko-sirian në rrugën e tij për t'u bashkuar me ISIS-in.
Autoritetet kanë kthyer djalin, tani 14-të vjeç, në Bavari, pasi ai e filloi udhëtimin e tij të gjatë nëntë muaj më parë, për t'u bashkuar me ISIS-in në Siri. Pas disa muajsh në një qendër paraburgimi turke tani ai është kthyer në Gjermani.
I riu, i cili u rrit në Mynih, ishte në kërkim për të shkuar në luftë me luftëtarët e ISIS-it dhe pritet që të kthehet në Gjermani për të kryer sulme të mundshme terroriste, raportoi Die Welt.
Një zëdhënës i policisë federale gjermane ka thënë se djali, familja e të cilit thuhet se janë me origjinë nga Iraku, fluturoi nga Ankaraja në natën e së enjtes. I shoqëruar nga policia turke gjatë tërë fluturimit, ai iu dorëzua policisë në Mynih, Gjermani.
Në aeroport ai ishte lejuar për një vizitë të shkurtër nga nëna e tij, edhe pse zyra për të rinjtë në Munich refuzoi, para se një hetim i plotë mund të përfundojë.
Burimet e mediave kanë zbuluar shumë pak informacion në lidhje me identitetin e këtij të riu radikal, por kanë raportuar se ai është duke u mbajtur në një burg për të rinjt në Mynih. Një zëdhënës i policisë tha se ai do të merret në pyetje nga zyrtarët e Agjencisë Gjermane të Sigurimit Federal për ndonjë lidhje të ngushtë me ISIS-in që ai mund të ketë.
Raportet gjithashtu kanë sugjeruar se djaloshi përdoruri lidhjet e familjes së tij në Turqi për të ndihmuar në planin e tij për t'u bashkuar me grupin terrorist. Është thënë se halla e 13-vjeçarit e ka ndihmuar në mënyrë aktive atë dhe u përpoq për të kontrabanduar atë përtej kufirit nga Turqia në Siri.
Halla e tij thuhet se e ka lënë atë në kufi, ku ai u arrestua nga policia menjëherë. Policia ishin në gjendje për të arrestuar hallën e tij shpejt pasi ata e kuptuan lidhjen dhe përfshirjen e saj, dhe janë në kërkim për të ngarkuar ate si mbështetëse e një grupi terrorist.
Djali është thënë se ka qenë i radikalizuar nga predikuesit selefistë në Mynih shumë kohë para se ai të bënte udhëtimin në tentativë për në Siri. Vetëm disa javë para se ai u largua nga vendi, djali ka shpërndarë fletushka, në emër të një grupi lokal selefist, si pjesë e një fushate në qendër të qytetit.
ISIS nuk ka treguar respekt për fëmijët e pafajshëm në luftën e tij globale dhe nuk ka patur probleme për të rekrutuar fëmijët në shërbim të tij. Në Siri ISIS ka themeluar kampe trajnimi për fëmijët, ku ata përdornin kukulla për t’u mësuar atyre rrugën e duhur për t’i prerë kokën dikujt.
Disa raporte janë edhe më të tmerrshme, ku thuhet se ISIS ka inkurajuar djem të rinj për të luajtur futboll me kokat e viktimave të tyre në një përpjekje për t’i bërë ata të pandjeshëm ndaj dhunës.
Burimi: Breitbart