Fjalimi i Ruhanit në samitin e OBI-së në Stamboll
Kryetari i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani ka vlerësuar se forcimi i marrëdhënieve me vendet myslimane është në krye të prioriteteve të Republikës Islame të Iranit. Hasan Ruhani kryetari i Republikës Islamike të Iranit në samitin e 13-të të liderëve të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik në Stamboll të Turqisë, ka konfirmuar se çdo veprim frakcionar në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik nuk është kredibil, dhe ka shtuar më tutje: “Mosmarrëveshjet në botën islame janë problem i të gjithëve, edhe zgjidhja e mospajtimeve dhe mosmarrëveshjeve eksluzivisht duhet zgjidhur me rrugë diplomatike dhe përdorimin e metodave paqësore dhe me anë të bisedimeve. Duke u fokusuar në zgjerimin e ektremizimit dhe krijimin e përçarjeve në mes drejtimeve fetare në botën islame, kryetari iranian ka cek:” Zhytja e civilizimit islam ka filluar atëherë kur forcat e mëdha myslimane në vend të sinergjisë vendosën të merren me konfliktet joproduktive në mes tyre dhe për këtë shkak kanë përgatitur terenin për invadimin e të huajëve”.
Kryetari iranian Hasan Ruhani ka shprehur keqardhjen për shkak të mbështetjes financiare dhe ushtarake të vendeve të caktuara islame grupacioneve antiislame me qëllim të sjelljes së krimeve dhe vrasjeve me islamin e ndershëm, dhe ceku:”Vendet myslimane duhet në emër të islamit të jenë pararojë në kaolicionin botëror për paqe dhe në luftë kundër dhunës, si dhe të kthejnë paqen e qëndrueshme dhe drejtat e njeriut në rajon në veçanti dhe në botë në përgjithësi”.
Kryetari i Republikës Islamike të Iranit regjimin cionist e ka vlerësuar burimin kryesor të prodhimit të dhunës dhe ektremizmit dhe ka shtuar:” Vrasja masive në mënyrë të përsëritur të popullit palestinez dhe bllokada e Gazës, flasin për natyrën e regjimit i cili për fat të keq vazhdon të kryej krime të egëra të përcjella me heshtjem e bashkësisë ndërkombëtare , posaqërisht të fuqive kryesore perëndimore”.