Pakistan

Masakrat Sunni - Shi’i: Kush është i nxit?

Në ditët e fundit në Lindjen e Mesme  po dëshmohet një përkeqësimin e konfliktit sunnit – shi’it, i cili e ka marrë formën e një lufte civile vëllavrasëse në Siri, sulmet terroriste në shkallë të gjerë në Irak dhe Liban, kryengritje, trazira civile dhe protesta publike në Bahrein dhe në Arabinë Saudite, të shoqëruara nga reprezaljet ashpra kundër protestuesve nga autoritetet. Kush qëndron pas kësaj vale të vazhdueshme të dhunës në rajon ? Kush është nxitësi i armiqësive në mesin e muslimanëve ? Një përshkrim i shkurtë i historisë së  marrëdhënieve midis dy degëve kryesore të Islamit tregon se nuk ka asnjë shkak të dukshëm apo objektiv për mbështetjen e luftës mes tyre.


    Antagonizmi sunnitë – shi’itë i ka rrënjët në të kaluarën e largët . Pas vdekjes së Profetit Muhammed në vitin 632 pas Krishtit një mosmarrëveshje shpërtheu në mesin e pasuesve të tij në lidhje se kush  duhet të trashëgojë autoritin politik dhe shpirtëror mbi fiset arabe.     Shumica mbështetën kandidaturën e shokut të ngushtë të Profetit dhe babai i gruas së tij - Ebu Bekr . Ata më pas formuan kampin sunnit , sot përbëjnë 85% të të gjithë muslimanëve . Muslimanët e mbetur mbështetën propozimin e kushëririt të Muhammedit, Aliut, duke deklaruar se vetë Profeti e kishte caktuar atë si pasuesin e tij. Si rezultat , ata u bënë të njohur si shi’itë, që në përkthim nga arabishtja do të thotë “Përkrahësit apo ithtarët e Aliut”.  Lufta pasuese për pushtet çoi në vrasjen e Aliut në vitin 661. Bijtë e tij, Hasani dhe Huseini , u vranë gjithashtu . Vdekja e Huseinit në vitin 680, në afërsi të qytetit irakian të Qerbelasë është konsideruar nga shi’itët si një tragjedi e përmasave historike. Për shekuj me radhë sunnitët ruajtur pushtetin mbi arabët, Kalifatin, kurse shi’itët vazhdimisht kanë mbetur në hije, por duke vazhduar udhëheqjen e vërtetë nga Imamët të tyre - pasardhësit e Aliut


    Historia e mëvonshme e marrëdhënieve sunnite – shi’ite nuk ka përfshirë konflikte të rënda të armatosura.


     Sot, shi’itë, së bashku me sekte të ndryshme të vogla me besime të ngjashëm, si Ahmaditë, Alevitë,  Druzët, Ibaditë, Ismailitë dhe të tjerë, përbëjnë deri në 15% të popullsisë muslimane. Ndjekësit e kësaj dege të Islamit përbëjnë shumicën dërmuese të popullatës të Iranit, dy të tretat e Bahrejnit, më shumë se gjysmën e Irakut dhe një pjesë të  rëndësishme të muslimanëve në Arabinë Saudite, Azerbajxhan, Liban dhe Jemen. Për shumicën e këtyre, element qendror i Shi’izmit konsiderohet besimi në 12 imamët, i fundit prej të cilëve është i fshehur nga Allahu, dhe do të shfaqet një ditë në këtë botë për të përmbushur vullnetin e tij të shenjtë. Përveç Kur'anit, sunnitë janë të udhëzuar nga Suneti - një koleksion i rregullave dhe praktikave në bazë të shembujve nga jeta e Profetit Muhammed. Suneti është ndërtuar në Hadithe : Fjalët dhe veprat e Profetit Muhammed. Pasuesit tradicional të Islamit e shikojnë me  admirim Sunetin, si një komponentë kryesore e jetës për çdo musliman të vërtetë. Ka shpesh diskutime në lidhje me aplikimin tekstual të  rregulloreve të librit shenjtë pa asnjë lloj modifikimi. Në disa tensione të   Islamit kjo merr një formë ekstreme. Për shembull, gjatë periudhës së kontrollit nga Talibanët në Afganistan, vëmendje të veçantë i është kushtuar gjatësisë së mjekrës së burrave dhe llojit të veshjeve, çdo detaj i jetës është rregulluar në mënyrë rigoroze në përputhje me kërkesat sunetit.


     Shi’itët i pranojnë ajetullahët e tyre ( një titull i lart fetar shi’it ) si lajmëtarë të Allahut në tokë. Për shkak të kësaj, sunnitë shpesh i akuzojnë shi’itët për herezi dhe shi’itët në këtë pikë kthehen në dogmatizëm të tepruar, e cila tek sunnitët i jep rritje të lëvizjeve të ndryshme ekstremiste, të tilla si vehabizmi.


     Kalifati është zhdukur për shkak të kompetencave të cilat u bënë shkak për ndarjen e muslimanëve në shi’itë dhe sunnitë dhe së bashku me të edhe shumë subjekte tjera për mosmarrëveshje. Dallimet teologjike midis tyre rreth Islamit janë të parëndësishme dhe ato praktikisht mund të injorohen për hir të unitetit dhe paqes midis myslimanëve. Profeti Muhammed, pak para vdekjes së tij, i tha një grupi të muslimanëve, kur u mblodhën në xhami : Kujdes se pas meje nuk do të kthehen më të pafetë, por mosmarrëveshjet më njëri-tjetrin ... . Të gjithë muslimanët sot njëzëri pohojnë se Allahu është i vetmi Zot dhe se Muhammedi është profeti i tij . Ata të gjithë respektojnë pesë shtyllat kryesore të Islamit - duke përfshirë agjërimin gjatë muajit të Ramazanit - dhe se Kur’ani është libri kryesor i shenjtë për të gjithë . Gjatë Haxhit -pelegrinazhi i muslimanëve në Mekkë dhe Medinë – sunnitë dhe shi’itë përkulet së bashku në Xhaminë e Shenjtë, në Qabe.  Shi’itë bëjnë një pelegrinazh të ngjashëm në xhamitë e tyre të shenjta në qytetet irakiane, në Qerbela dhe Naxhaf.


     Mediat perëndimore përpiqen të na bindin se gjaku që  është duke u derdhur në Lindjen e Mesme është rezultat i konfliktit sunnitë – shi’itë.     Gjoja, myslimanët vrasin myslimanët vetëm për shkak të përçarjeve të  tyre fetare. Një version i tillë  e çliron SHBA dhe aleatët e saj nga përgjegjësia të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të rajonit dhe të standardeve të dyfishta dhe të aleancave të dyshimta, me regjimet më reaksionare dhe grupet më radikale, duke përfshirë ekstremistët dhe terroristët ndërkombëtarë. Konflikti sunnitë-shi’itë është ndezur nga  jashtë dhe kjo krijon një kërcënim të njohur si Somalizim”të rajonit, dhe  mbjellë kaos dhe dhunë edhe për të ardhmën. Kjo bëhet gjithnjë e më e qartë se nuk ka konflikt të pastër sunnit – shi’it, si të tillë - ka vetëm lojtarë të jashtëm, duke luftuar për të realizuar qëllimet e tyre kombëtare dhe të korporatave dhe objektivat janë kontrolli i burimeve të naftës, militarizimi i rajonit, pasurimi i bosave të luftës, në gjakun e muslimanëve.


       Nuk janë thjeshtë sunnitë  ata që janë çue në këmbë kundër shi’itëve, por janë elitat politike, të lidhura me Perëndimin me dhjetëra lidhje, si ekonomike, politike, ushtarake, financiare dhe të tjera, që marrin garanci se persekutimi i shi’itëve nuk do të ndezë zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare e as të bëhet një subjekt për Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë ose të seancave dëgjimore të Kongresit të SHBA. Përveç kësaj, mitet janë të fabrikuara në korridoret e Departamentit të Shtetit dhe të CIA-s për qëllime propagandistike - mitet për fanatizmin shi’it, kërcënimin bërthamor iranian , të diktaturës së përgjakshme të ajatollahëve dhe regjimit anti - civil të Bashar el -Assadit -, një bazë ideologjike është krijuar për një gjueti shtrigash. Qëllimi më i dukshëm për nxitje artificiale të konfliktit sunnitë – shi’itë është i qartë: shkatërrimi ose dobësimi i partnerëve strategjik rajonal të Iranit, si qeveria e Assadit  në Siri dhe Hizbullahut në Liban, rritet presioni mbi qeverinë shi’ite - shumicë në Irak dhe izolimi i Iranit në rajonin e Gjirit Persik. Imam Khomeini tha me të drejtë se : Armiqësia mes sunnive dhe shi’ive është një komplot perëndimor. Mosmarrëveshjet mes nesh janë të dobishme vetëm për  armiqët e Islamit. Kushdo që nuk e kupton këtë nuk është një suni apo një Shia ... .


     Duhet të theksohet se fronti sunnitë në luftë me shi’itë drejtohet nga aleatët rajonal si Arabia Saudite e SHBA-së dhe Katari , të përfshira në një masë më të vogël janë Bahrejni, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vetëm një shtet arab i Gjirit qëndron larg – Omani, ku me mençuri Sulltani Kabus nuk e ka lejuar vendin i tij që të tërhiqet zvarrë në grindjet sektare. Pra, atëherë, kush ofron bazën për Rijadin dhe partnerët e tij në Gjirin për të ndjekur politikën tradicionale të vendeve perëndimore : përçajë dhe sundo?


   Së pari, Rijadi dhe partnerët e tij nuk janë të kënaqur me rritjen e autoritetit të Iranit dhe ndikimin në rajon dhe në Botën Islame në tërësi (të regjimit shi’it në Irak , e Alevitë në Siri, rolin dhe rëndësinë e shi’itëve të Hizbullahut në Liban ), as me rritjen e popullaritetit të idesë se Shi’izmi rrëfehet një mënyrë më të barabartë për muslimanët e zakonshëm.


     Së dyti, monarkët e Gjirit Persik janë të alarmuar nga ngjarjet e Pranverës Arabe, e cila tronditi tërë botën Arabe dhe ndezi një valë protestash në mënyrë të veçantë në vendet e Gjirit. Në varësi nga elita e tyre sunni, liderët e vendeve të Gjirit nuk dëshirojnë të ndajë pushtetin apo fitimet me popullsinë shi’ite dhe përsëri drejtojnë metodat e dhunshme për të shpërndarë demonstratat dhe shuarjen e kryengritjes në Bahrejn, ku Sauditët dërguan një kontigjent ushtarak për të shtypur kryengritjen.


    Së treti, dënimi i tyre është i afërt, kjo po bëhet gjithnjë e më e qartë për mbretërit moralisht dhe fizikisht në rënie, sulltanëve, emirëve dhe dijetarëve të vendeve të Gjirit, që dëshirojnë të zgjasin periudhën e tyre të dominimit të pakundërshtueshëm për aq kohë sa të jetë e mundur .     Monarkët e tillë nuk do të ndalen duke paguar koston e luftës në  miliarda dollarë - ose në rekrutimin e luftëtarëve nga gjithë bota për bashkëpunim me organizatat terroriste famëkeq të tilla si el Kaida, el-Nusra.


   Dhuna dhe grindjet sunnitë – shi’itë janë të nxitura nga Uashingtoni dhe satelitët e tij në rajon dhe nuk ka gjasa që të zgjidhet nga një   Gjeneva II , Gjeneva III apo ndonjë konferencë tjetër formale ndërkombëtare e cila do të shërbejë si një ekran për të mbuluar krimet ndërkombëtare në Siri. Vdekjet e sirianëve dhe irakianëve mund të ndërpriten, ndalohen, vetëm me mbajtjen e një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ( KS-OKB) dhe duke e miratuar një rezolutë që ndalon çdo ndërhyrje të huaj në këto konflikte. Në të njëjtën kohë,  Këshilli i Sigurimit i OKB duhet vendur operacione paqëruajtëse ( intervenimi humanitar ) për të ruajtur kontrollin mbi kufijtë e Sirisë dhe Irakut dhe për të parandaluar milicitë reja xhihadiste të hyjnë në këto vende. Shtetet që sponsorojnë terrorizmin ndërkombëtar duhet të jetë subjekt i sanksioneve të OKB-së, të tilla si ato që , deri më tani , janë vendosur vetëm në Iran.

Shënim:

Stanislav Ivanov është doktor i historisë, studiues kryesor në Institutin e Studimeve Orientale. Shkruan ekskluzivisht për revistën New Eastern Outlook”. 

Burimi: New Eastern Outlook