Takimi i Izetbegoviqit me Erdoganin në Stamboll
Kryetari i Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës Bakir Izetbegoviqi u takua në Stamboll me kryetarin e Turqisë Rexhep Tajib Erdoganin. Gjatë takimit janë shqyrtuar marrëdhëniet bilaterale në mes Bosnjës dhe Turqisë. Bashkëbiseduesit janë dakorduar se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë në nivel më të lartë, duke shpreh dëshirën reciproke që niveli i arritur edhe më tutje të mbahet, ndërsa bashkëpunimi të thellohet në të gjitha fushat.
Izetbegoviqi dhe Erdogani në prag të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit islamik(OIC), kanë ndarë edhe shqetësimin me gjendjen në botën islame. Është konstatuar se bota muslimane po ballafaqohet me sfidat serioze, prej të cilëve më të shprehur janë terorizmi, dhuna sektare dhe konfliktet e armatosura. Qëndrimi i përbashkët është se uniteti dhe solidariteti në mes vendeve myslimane janë të domosdoshme për zgjidhjen e këtyre sfidave. Në këtë aspekt, bashkëbiseduesit kanë shpreh shpresën se ato do të zgjidhen me veprimin e kordinuar të bashkësisë myslimane të përbashkët(ummetit) dhe pritjeve se samiti i nesërm do të jetë hap pikërisht në atë drejtim, si samiti i bashkimit dhe unitetit.
Tema e bisedimeve ishte edhe situata e sigurisë e përkeqësuar në Lindjen e Afërt, situata komplekse në Siri, si dhe marrëdhëniet aktuale e Turqisë me Bashkimin Evropian, në kontest të krizës së refugjatëve dhe migrimeve milionëshe. Izetbegoviqi ka shprehur ngushllime lidhur me humbjen e jetëve të qytetarëve të Turqisë në sulmet me armë, dhe solidaritetin me qytetarët e Turqisë. Është shprehur edhe angazhimi i përbashkët i dy shteteve në luftën pakompromis kundër terorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, dhe është konfirmuar gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në sektorin e sigurisë së përgjithshme.
Burimi: Al Jazeera