Biblioteka Britanike paraqet Versionin Dixhital të dorëshkrimit të Kur’anit nga shekullit i tetë
Biblioteka Britanike ka vënë në ekran një dorëshkrim të vjetër të Kur’anit që daton në shekullin e tetë pas Krishtit.
Dorëshkrimi ka 121 faqe, është një nga kopjet më të vjetra të Kur’anit, që përmban një të tretën e tekstit librit të shenjtë, sipas el-Arabi el-Xhadid.
Biblioteka e ka blerë dorëshkrimin e Kur’anit në vitin 1879 nga John Greville Chester (1830-1892), një klerik i krishterë i cili kishte interesim të madh në shumë fusha shkencore nga historia natyrore deri te arkeologjia, duke përfshirë edhe egjiptologjinë.
Ai bëri shumë udhëtime në Egjipt, ku ai bleu dorëshkrime të shumta dhe i mori ato në Angli.
Biblioteka Britanike më parë kishte vënë në shfaqje versionin dixhital të një dorëshkrim të Kur'anit që daton në shekullin e XIV-të, gjatë sundimit të Sulltanatit të Mamlukëve në Egjipt.
Biblioteka Britanike është Biblioteka Kombëtare e Britanisë dhe Biblioteka dytë më e madhe në botë për nga numri i librave, dorëshkrimeve, artikujve të kataloguara.
Burimi: IQNA News