Kulturë

Kënduesi i shquar i Kur’anit nga Egjipti kritikon refuzimin e Kajros për të ftuar hafizët e Iranit në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit

Kënduesi i shquar i Kur’anit nga Egjipti, Shejh Muhammed Abdul Vehab Tantavi
Kënduesi i shquar i Kur’anit nga Egjipti, Shejh Muhammed Abdul Vehab Tantavi

Kënduesi i shquar i Kur’anit nga Egjipti, Shejh Muhammed Abdul Vehab Tantavi e ka kritikuar Ministrinë për Çështje Fetare të Egjiptit  që nuk e ka ftuar Iranin në Garat Ndërkombëtar të Kur’anit në Egjipt.

Ne dhe kënduesit, hafizët iranianë të Kur’anit jemi muslimanë dhe atajanë  vëllezërit tanë, tha ai në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve IQNA News.

Unë me të vërtetë nuk shoh ndonjë arsye pse Ministria për Çështje Fetare e Egjiptit, e cila është organizatore  e Garave Ndërkombëtare të Kur’anit, nuk i ka ftuar kënduesit e Kur’anit nga Irani për të marrë pjesë në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit.”

Shejh Muhammed  Abdul Vehab Tantavi vuri në dukje se Irani i ka ftuar gjithmonë aktivistët dhe ekspertët egjiptianë të Kur'anit në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit  pavarësisht nga çështjet politike.

Unë, vetë, kamë marrë pjesë në disa edicione të Garave Ndërkombëtar të Kur’anit të Iranit, madje edhe si anëtar i jurisë, , tha ai.

Kënduesi i shquar i Kur’anit  vazhdoi duke thënë se Garat e Kur'anit i përkasin të gjithë muslimanëve dhe për të sjellë së bashku të përkushtuarit e  Kur'anit nga e gjithë bota.

Edicioni i 23-të i Garave  Ndërkombëtare të  Kur'anit të Egjiptit filloi të dielen, më 10 Prill 2016, në qytetin bregdetar të Sharm el-Shejh në Jug Sinait.

Garat Ndërkombëtare të Kur’anit po mbahet nën mbikëqyrjen e kryetarit të Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi me pjesëmarrjen e 160-të kënduesve dhe hafizëve të Kur'anit nga mbi 60 shtete.

Ministria për Çështje Fetare e Egjiptit sikur vitin e kaluar e ka përjashtuar Iranin, Turqinë dhe Katarin nga Garat Kur’anore Ndërkombëtare për arsye politike.

Burimi: IQNA News