Rusia

S-500 sistemi më i sofistikuar raketor gjer tani

Sistemi mbrojtës raketor rus S-500 do të tejkalojë të gjitha sistemet e njohura gjertanishme mbrojtëse raketore, duke përfshirë edhe sistemin rus S-400 si dhe sistemin amerikan Patriot Advanced Capability 3 dhe në tërësi do të jetë në gjendje të mbyell qiellin në largësi gjer në 600 km, lajmëruan agjencionet. Sistemi raketor kundërajror S-500 do të mund të të qëllojë jo vetëm caqet aerodinamike (aeroplanët, helikopterët, fluturaket pa pilot...), por edhe projektilet balistike dhe cruising. Burimet ushtarake ruse theksuan se sistemi raketor S-500 është në fazën e përsosshmërisë dhe gjatë dy viteve të ardhshme do të pajiset me radiostacionet e panjohura gjer më tani. Radiostacionet e gjeneratave të mëparshme kanë punuar në frekucencat e caktuara, me ç’rast është rrit mundësia e përcjelljes dhe zënies së informatave, gjersa tek sistemet e reja këto situata të ngjajshme janë të pamundshme të përsëriten. Për përcjelljen e shënimeve është e rëndësishme padukshmëria e radarëve dhe pandjeshmëria në pengesa, ashtu që armiku të mos mund të ndëgjojë kurrgjë.

Sistemi raketor S-500 të gjeneratës së re të klasës”tokë-ajër” të koncernit Almaz-Anrtej është kompleksi univerzal me rreze të gjata veprimi si dhe interceptimi në lartësit e mëdha dhe shtimin e potencialit të mbrojtjes antiraketore. Sistemi do të tejkalojë kompleksin e gjertanishëm më të zhvilluar S-400 Triumf, i cili është treguar shumë i suksesshëm në operacionin e forcave ajrore në Siri, duke përfshirë teritorin e krejt shtetit(radiusi i veprimit prej 400 km), me të cilin e ka shëndruar qiellin mbi Sirinë në”zonën e ndalimit të fluturimeve”. Për dallim nga sistemet e mëparshme S-300 dhe S-400 të cilët i kanë blerë Kina dhe Irani, sistemi mbrojtës raketor  S-500 mund të njoh caqet në lartësi gjer në 50 km apo edhe në lartësin minimale nga sipërfaqja e tokës prej 50 gjer në 100 metra. Sistemi raketor mbrojtës S-500 mund të zbulojë dhe njëkohësisht të gjuajë gjer në 10 caqe balistike supersonike si dhe të gjuajë edhe koka bërthamore të projektileve supersonike.

Burimi: Al Jazeera