Turqi

I kam paralajmëruar edhe Erdoganin edhe Davutoglun, por...

Fehim Tashtekin shpjegoi çfarë u përjetua kur i dha Presidentit të IX, Abdullah Gyl një përmbledhje të Sirisë

Gazetari Fehim Tashtekin i shpjegoi Rudaw-it çfarë u përjetua kur i dha Presidentit të IX, Abdullah Gul një përmbledhje të Sirisë. Tashtekin u shpreh kështu: “Ai i dha të drejtë analizave të mia në lidhje me gjendjen në Siri. E kritikova gjërësisht politikën për Sirinë të qeverisë, i numërova vendet ku kishin vepruar gabim, më dëgjoi pa më kundërshtuar. Edhe vetë u shpreh se i kishte paralajmëruar shpeshherë edhe Erdoganin edhe Davutoglun, megjithatë nuk e kishin dëgjuar.”

 

Tashtekin, i cili foli për Rudaw, që ndodhet pranë me udhëheqjen e Barzanit në Irakun Verior pyetjes “Në librin tuaj bëni me dije se, pas vizitës së fundit në Siri në Gusht të 2015-s i keni bërë një përmbledhje Abdullah Gylit. A ishte Abdullah Gyli i kënaqur me politikën aktuale të Turqisë ndaj Sirisë? Nëse do të kishtë qënë vetë në krye të detyrës, a do të kishte ndjekur edhe ai të njëjtën politikë?” iu përgjigj në këtë mënyrë: “Me Gylin zhvilluam një bisedë që zgjati dy orë. Ishte ai që bëri ftesën. Ai i dha të drejtë analizave të mia në lidhje me gjendjen në Siri. E kritikova gjërësisht politikën për Sirinë të qeverisë, i numërova vendet ku kishin vepruar gabim, më dëgjoi pa më kundërshtuar. Edhe vetë u shpreh se i kishte paralajmëruar shpeshherë edhe Erdoganin edhe Davutoglun, megjithatë nuk e kishin dëgjuar. Guli kishte një qasje tjetër. Sigurisht nuk mund ta dimë se sa do të qëndronte i palëkundur kundrejt presionit qoftë të bashkëpuntorëve të tij, qoftë të aleatëve të jashtëm përsa i përket temave ku më mbështeti. Gyli është një lider me një natyrë të butë, ndryshe nga Erdogani që është imponues.”

Tashtekin në vazhdim të fjalës së tij u shpreh kështu: A ka hequr vallë dorë Turqia nga politika e vjetër ndaj Sirisë?

Mendësia nuk ka ndryshuar. Por kanë dalë huq disa herë. Tani më nuk janë më në gjendje të thonë “çdo zhvillim në Lindjen e Mesme e drejtojmë ne, proceset i udhëheqim ne”. Nuk kanë më asnjë shans veçse të ulun zërin. Përndryshe do të vendoseshin në një gjendje shumë qesharake.

Më se fundmi, Presidenti Erdogan, pas kthimit nga ShBA deklaroi se e kishte vënë në dijeni Obaman se “Nuk do të rrinë duarkryq ndaj ngjarjeve në Sirinë Veriore”. Sipas jush, sa shanse ka që Turqia të ndërhyjë në Siri?

Turqia nuk mund të ndërhyjë në Siri. Duhet ta ketë humbur komplet arsyen për të bërë një gjë të këtillë. Që prej 2002-shit kërcënojnë kurtët. Gjithë sa kanë bërë është se janë munduar të përdorin disa grupe të lidhura me ISIS, El Nusran dhe Ushtrinë e Lirë Siriane, për të shkatërruar ato që kurtët kanë arritur deri më tani. Edhe një luftë tjetër civile e bërë ndaj kurtëve. Gjithashtu është edhe përpjekja me hedhjen e topave për t’u thënë kurtëve të ndalojnë në vijën e kuqe të shpallur.

Përveç këtyre nuk është e lehtë që të fusin drejtpërdrejt ushtarë për të të filluar një luftë. Në qoftë se hyn, Turqia duhet të marrë parasysh luftën edhe me kurtët, me aleatët e saj, me ushtrinë siriane dhe me Rusinë. Kam përshtypjen se, Rusia po pret me padurim Turqinë të hyjë qoftë nga toka apo ajëri për të marrë hakun e avionit të rrëzuar rus. Jam i mendimit se Rusia mund të japë një ndëshkimi jashtë territoreve të Natos, për të cilin Turqia nuk mund të tërheqë edhe aleatët e saj.

Ju jenu një ekspert i çështjes së Sirisë. Sipas jush a përbën sistemi federativ një zgjidhje të përhershme për Sirinë?

Kjo varet se së funksional do të jetë sistemi federativ. Rojava jep shpresë se do të funksionojë. Varet sa do të jetë gjithëpërfshirës për kurtët dhe gjendjen e organizimit shoqërorë dhe disiplinës ushtarake. Nuk shohim të njëjtën gjendje në rajonet arabe. Megjithatë, teorikisht modeli që sollën në jetë kurtët është një model që do ta rehatojë Sirinë. Sigurisht është mëse e vështirë. Siria zotëron mentalitetin e një shteti ngushtësisht unitar. Heqja e kësaj rrobe do të jetë një revolucion i vërtetë. Tjetërsimi i një sistemi të centralizuar në një sistem të decentralizuar është gjëja më e vështireë në botë. Të njëjtën rezistencë e shohim edhe në Turqi.

Në sistemin për të cilin flitet, a mund të jetë ISIS një rajon federal me qëndër Rakkan?

Jo nuk mun të jetë. Këtë gjë nuk e lejojnë as sistemi ndërkombëtar, as aktorët vendas, as qeveria siriane.

Cfarë rruge do të krijojë në politikat e tyre fakti që PBD(Partia e bashkimit demokratik) ka hapur zyrë përfaqësimi në Moskë dhe BMP (Bashkimi i Mrojtjes Publike) në Pragë?

Kurtët po ndjekin një rrugë shumë dimensionale. Hapja e byrove në Pragë apo në Bruksel tergon se po i drejtohen Perëndimit. Ndërsa hapja e përfaqësisë në Moskë nënkupton se kanë nevojë të mbështeten në një fuqi globale. Për kurtët, marrja e mbështetjes nga Rusia do të thotë se do të ketë ndikueshmëri edhe në platformat ndëkombëtare edhe mbi Damaskun. Aleanca me Amerikën ka një nikim negativ mbi Damaskun. Faktori që e ekuilibron këtë është aleanca me Rusinë. Kurtët do të dalin fitimtarë nëse do të mund t’i sjellin vazhdimin aleancës me të dyja fuqitë.

Sipas mendimit tuaj, a do të tentojë më vonë ShBA-ja të bashkojë Rozhavan me Kurdistanin Jugor?

Nuk besoj që të ndodhë një gjë e këtillë në një kohë të afërt. ShBA edhe nëse e do një gjë të tillë nuk mund ta bëjë. Fillimisht, duhet që kurtët të duan një gjë të këtillë. Tani për tani, embargo më lënduese që i është vënë Rozhovas është ajo e vënë nga Kurdistani Jugor. Duhet që fillimisht kurtët të arrijnë bashkimin. Më pas rradhën e kanë fuqitë rajonale që duhet të lenë mënjanë dëshirat e tyre dhe mbështetja e shoqërisë ndërkombëtare. Ka akoma rrugë për të bërë.

Çfarë metodat më përcaktuese dhe avantazhesh që zotëron shoqëria kurte kur për të arritur objektivat e saj?

Kurtët kanë një kauzë. Kjo kauzë ka kushtet më të përshtatshme të mundshme për t’ia dalë mbanë. Lufta dhe ISIS i dhanë të drejtën kurtëve të thonin ato që kishin për të thënë dhe të trgonin ndryshueshmërinë e tyre. Lufta me ISIS i dha legjitimitet kurtëve. Modeli që kanë në duar tani është arma e tyre më e fortë.

Strategjia e rrugës së tretë i dha fitoren kurtëve. Sigurisht për t’i bërë të përhershme terrenet politike që kanë fituar nuk duhet kurrësesi të devijojë nga filozofia që kanë arritur me vendasit për bashkëjetesën me popuj të ndryshëm dhe duhet të zhvillojnë marrëdhënie ndërkombëtare sa më të logjikshme. Nëse kurtët ndrihem me armë në dorë, atëherë ata do të jenë të humbur. Sepse në këtë mënyrë do të prisheshin aleancat që kanë lidhur me popujt e tjerë dhe do të krijoheshin marrëdhënie të tjera aleate dhe do të fillonin luftra të reja.