Siria

Zarif: Ekstremistët e Sirisë mund të synojnë shtetet tjera nëse ata fitojnë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif ka paralajmëruar se terroristët që veprojnë brenda Sirisë do të synojnë vendet e tjera me aktet e tyre ekstremiste në qoftë se ata kanë sukses në Siri.


     Sipas Press TV, Muhammed Xhevad Zarif në takimin me Emir Talal Arsalan, kreu i Partisë Demokratike të Libanit, në Teheran, të enjten ka thënë : Ajo që po ndodh në Siri është një katastrofë, ekstremizmi dhe radikalizmi është një e keqe që po përhapet në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.


    Ai, gjithashtu, tha : Të gjithë duhet ta dinë se nëse ekstremistët kanë  sukses në Siri, ata do të synojnë vende dhe rajone të tjera , duke shtuar , Meqë terrorizmi ka potencial për gjakderdhje edhe në zona të tjera, është e nevojshme që përleshjet në Siri të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.


     Ministri  i Jashtëm i Iranit vlerësoi, gjithashtu, rezistencën nga Libani, duke shpresuar se populli libanez do të mund të mbrojnë vendin e tij nga pushtimi dhe nga ndërhyrja e huaj.


    Muhammed Xhevad Zarif, gjithashtu, theksoi nevojën për unitet në mesin e grupeve të ndryshme libaneze, duke shprehur shqetësim rreth ndikimit të zhvillimeve të fundit në rajon, në vendet arabe.


    Emir Talal Arsalan, nga ana e tij, theksoi rolin e Iranit në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke thënë se Republika Islamike e Iranit mund të jetë boshti i barazpeshës të çdo forme të ekstremizmit.