Imamët shqiptarë vehabist vizitojnë Arabinë Saudite
Imamët vehabi nga trojet shqiptare po qëndrojnë në Arabinë Saudite.
Siç mëson “Zëri”, Kushtrim Kelmendi imam në Pejë, Rexhep Lushta imam në Mitrovicë, Agim Bekuri nga Maqedonia, Afrim Buliqi ish-profesor në Fakultetin Islam, Agim Bekiri, Lulzim Susuri, Ekrem Avdiu janë disa nga emrat që po marrin pjesë në këtë seminar.
Po ashtu “Zëri”mëson se ky seminar i imamëve vehabi i ka të gjitha shpenzimet e paguara mirëpo nuk ceket se për çfarë qëllimi dhe me çfarë teme është bërë ky takim i imamëve vehabist në Arabinë Saudite.