Siria

Tetë udhëheqës të Al-Kaidës të vrarë nga forcat siriane në Idlib

Forcat Ajrore Siriane (SAAF) thuhet se kanë kryer një seri të sulmeve ajrore mbi Idlib gjatë 24 orëve të fundit, duke pas në shënjestër Xhabhat al-Nusra (Grupi Sirian i Al-Kaides)  dhe Xhund al-Aksa (Grupi Sirian  i Al-Kaides)  gjatë takimit në fshatin Kafr Xhalis.

Sipas një raporti të Agjencisë së Lajmeve në terren, Forcat Ajrore të Sirisë gjatë bombardimeve kanë vrarë më shumë si 25 militantë të Xhabhat al-Nusra dhe militantë të grupit Xhund al-Aksa, duke përfshirë edhe tetë  komandantë të rangut të lartë në terren brenda Kafr Xhalis.

Raporti shton se shumica e luftëtarëve të Al-Kaidës të vrarë ishin të huaj nga Arabia Saudite, Jordania, Kina dhe Azerbajxhani. 

Megjithatë, Komanda e Lartë e Forcave të Armatosura të Sirisë nuk ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë sulm.

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë njoftuar për  këto sulme ajrore, por nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Pentagoni.

Burimi: Masdar News