Faqja e parë Kur’anore në rusisht
Faqja e parë Kur'anore në gjuhën ruse ka nisur nga Fondacioni i Studimeve Islame të Rusisë.
Sipas Fondacionit të Studimeve Islame të Rusisë, kjo është një faqe (website) e specializuar në fushën e Kur'anit, të shkencave Kur'anore dhe tefsirit (interpretimit).
Në fazën e parë, temat kryesore Kur'anore, duke përfshirë Kur’anin, përkthimin e tij në gjuhën ruse, tefsirin dhe këndimin e Kur’anit me rregulla, tertil, janë vendosur në faqen e internetit.
Vizitorët gjithashtu kanë qasje në një bibliotekë të librave dixhitale Kur'anore, një enciklopedi të Kur'anit, paraqitje e sureve (kapitujve) të Kur'anit, dhe një seksion me pyetje Kur'anore.
Me kalim kohe, më shumë seksione do të shtohen gradualisht.
Ata që flasin rusisht mund të vizitojnë faqen e internetit në http://alquran.ru/.
Islami është feja e dytë më e përhapura në Federatën Ruse.
Sot ka rreth 25 milionë muslimanë në Rusi. Deri në vitin 2020, muslimanët do të përbëjnë një të pestën e të gjithë popullatës.