Myftiu i Egjiptit: Duhet të bashkëpunojmë me Shia-n kundër tekfirxhinjve
Myftiu i Egjiptit, Shevki Allam theksoi se është e nevojshme që të gjithë sëbashku të përpiqemi që të qëndrojmë larg konflikteve të çfardo lloji mes popujve, tensionit dhe mosmarrëveshjeve si dhe të përhapim kulturën e të jetuarit së bashku dhe u shpreh kështu: Logjika më e fortë në lidhje me këtë temë është kjo; Duhet të afrohemi më shumë me Shia-n dhe duhet t’i zhvillojmë edhe më shumë marrëdhëniet ekzistenciale.
Myftiu i Egjiptit, i cili foli për gazetën El-Vatan që publikohet në Egjipt e vazhdoi kështu fjalimin e tij: Si ne, ashtu edhe Shia-t duhet t’i izolojmë radikalët brenda nesh. kjo është rruga dalëse e vetme dhe rruga e logjikës është një. Edhe shumica e Ehlisynetit, edhe mazhoriteti i Shia-s janë kundër radikalëve dhe ekstremistëve. Pavarësisht kësaj, radikalët e pengojnë ymetin që të bëhen së bashku. Kjo është një gjendje anormale. Kështu duhet që t’i përjashtojmë nga gjiri ynë ekstremistët. Duhet të afrohemi më shumë me Shia-n dhe duhet t’i zhvillojmë edhe më shumë marrëdhëniet ekzistenciale. Të dyja shkollat e mendimit duhet ta shpallin haram derdhjen e gjakut për shkak të medhhebeve dhe besimeve të njerëzve.
Shejh Allam u shpreh kështu: Në mënyrë që të shatërrojmë çdo lloj lëvizjeje medhhebiste që prish stabilitetin dhe sjell pasiguri në shtetet tona është e domosdoshme që të bashkëveprojmë me Shia-n.