Mesxhidi Bektashian çerdhe e unitetit dhe dashurisë ndaj Ehli Bejtit
“Njeriu duhet të njohë vetveten në mënyrë që të njohë edhe Zotin. Uroj që ky mesxhid të shërbejë për të përsosur besimin në zemrat e njerëzve dhe për të njohur të vërtetën. I lutem Allahut që t’i mbushë të gjithë zemrat e myslimanëve me besim dhe e shtoftë dashurinë mes njerëzve dhe atë ndaj Profetit a.s. dhe Ehli Bejtit”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.
Krerët më
të lartë të bashkësive islame të rajonit marrin pjesë në aktivitetin e
organizuar me rastin e 25 vjetorit të lirisë së besimit, si dhe njëherësh
rihapjen e Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri.
Gjithashtu
gjatë kësaj ceremonie u përkujtua Haxhi Dede Reshat Bardhi me rastin e
5-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta dhe u krye falja e namazit të parë në
Mesxhidin e ri të bektashinjve, namazit të drekës.
Në këtë aktivitet të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skender Bruçaj, Kryegjyshi H. Baba Edmond Brahimaj, kreu i Bashkësisë Islame në Kosovë, H. Naim Tërnava, përfaqësues të bashkësive Islame të Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Turqisë, Gjermanisë, si dhe besimtarë të shumtë.
Kryetari
Bruçaj theksoi rëndësinë e lirisë së besimit si dhe kontributin e H. Dede
Reshat Bardhit në ruajtjen e harmonisë ndërfetare, si dhe uroi besimtarët për
më shumë dashuri mes njëri-tjetrit.
“Njeriu duhet të njohë vetveten në mënyrë që të njohë edhe Zotin. Uroj që ky mesxhid të shërbejë për të përsosur besimin në zemrat e njerëzve dhe për të njohur të vërtetën. I lutem Allahut që t’i mbushë të gjithë zemrat e myslimanëve me besim dhe e shtoftë dashurinë mes njerëzve dhe atë ndaj Profetit a.s. dhe Ehli Bejtit”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.
Gjatë kësaj ceremonie u këndua Kur’an nga kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, mevlud nga përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe ilahi e poezi nga nxënësit e Medresesë së Tiranës.
Në fund të
programit u shpërndanë çertifikata mirënjohjeje për përfaqësues të lartë të
bashkësive islame, myftinj dhe kontribuues të ndryshëm.