Iraku

Numri i luftëtarëve sauditë të Daesh (ISIS-it) në rënie

Në fotografi foto djem të rinj me armë  gjatë një parade pas diplomimit nga një shkollë fetare në Tal Afar, pranë Mosulit, në Irakun verior.
Në fotografi foto djem të rinj me armë gjatë një parade pas diplomimit nga një shkollë fetare në Tal Afar, pranë Mosulit, në Irakun verior.

Aktivistët sirianë, që punojnë në zonat e kontrolluara nga Daesh (ISIS) në Rakka dhe Deir Ezzor, kanë raportuar se numri i luftëtarëve sauditë të Daesh (ISIS-it) në këtë zonë ka rënë në mënyrë dramatike.

Duke folur për një gazetë lokale, aktivistët thanë se luftëtarët sauditë janë pothuajse inekzistentë në frontin e luftës këto ditë, dhe shumica e atyre që ishin të regjistruar në radhët e grupit terrorist janë të vdekur, sipas të dhënave zyrtare të grupit.

Në një zhvillim lidhur me këtë, faqja e internetit të opozitës siriane, Zaman Alwasel website, ka analizuar të dhënat e rrjedhura nga një luftëtar britanik, i cili ka depërtuar në grup muajin e kaluar, dhe tha se  gjeti se përqindja e luftëtarëve sauditë, të cilët kanë marrë një të ashtuquajtur dokument udhëtimi, llogaritet se janë për 18.5 për qind, pasuar nga tunizianë me 17 për qind.

Gazeta raportoi se shumica e sauditëtëve që largohet nga grupi nuk kthehen, dhe se ndikimi i elementit irakianë në grup filloi të ngjall ndjenja negative në mesin e luftëtarëve, sidomos sauditëve.

Burimi: Arab News