Suudi Arabie

Rijadi, Arabia Saudite, ndalon thirrjen e ezanit në xhamitë shiite

Autoritetet saudite kanë ndaluar thirrjen e ezanit (thirrja për namaz) nga altoparlantët në xhamitë shiite në Al-Hofuf, një qendër e madhe urbane në  Al-Ahsa ,  në provincën lindore.

Sipas faqes të internetit  al-ahd news website, një direktivë që ishte lëshuar më parë për ndalimin është zbatuar mërkurën.

Zyrtarët në provincë  kanë urdhëruar gjithashtu se Ditën e Xhuma Hybet apo Predikimet në xhamitë shiite nuk duhet të zgjasin shumë dhe të shkojnë përtej orës 12:30 pasdite.

Kjo është lëvizja më e fundit nga regjimi të Rijadit në shtypjen e   vazhdueshme të muslimanëve shiit në Arabinë Saudite. 

Në fillim të këtij muaji, forcat e sigurisë të regjimit Saudit arrestuan një dijetar të shquar musliman shia për komentet e tij anti-regjimit.

Ajetullah Hussein al-Radhi u arrestua në provincën lindore pasi ai shkroi një artikull në të cilin ai kritikonte Familjen Mbretërore Saudite  për burgosjen dhe ekzekutimin  e kritikëve dhe disidentëve, duke përfshirë Shejh Nimr Bakir al-Nimr, të cilit iu pre koka në muajin janar, 2016.

Shejh Nimr Bakir al-Radhi gjithashtu kishte zemëruar monarkinë duke denoncuar  Sauditët për sulmet e vazhdueshme ajrore vdekjeprurëse  të cilat kanë marrë jetën e më shumë se 8.000 civilë në Jemen 

Autoriteti i lartë fetar gjithashtu kishte denoncuar me forcë një vendim nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjiut Persik i udhëhequr nga Arabia Saudite për të përcaktuar Lëvizjen e Rezistencës Libaneze  ‘Hizbullah’ si një organizatë terroriste.

Arabia Saudite ka qenë e denoncuar nga grupet e të drejtave për abuzimet e saj të rënda të të drejtave të njeriut dhe për goditjet e ashpra  në të gjitha format për kundërshtarët. 

Muslimanët shiitë janë ankuar gjatë  për diskriminimin në një vend ku shkolla gjysmë-zyrtare Vehabi  dhe dënojnë dhunën ndaj tyre.

Ata përballen me abuzimin nga klerikët vehabistë, rrallë japin leje për xhami dhe rrallë pranojnë në punë në sektorin publik. Qendrat muslimane shiite, xhamitë,  kanë qenë gjithashtu objektiv i një serie të sulmeve terroriste në të gjitha anët e rajonit gjatë muajve të fundit.

Burimi: IQNA News