Iraku

Forcat irakiane dëbuan ISIS-in nga qyteti kyç

Forcat irakiane të përforcuara me sulmet ajrore të koalicionit në krye me SHBA-të, kanë hyrë në qytetin Heet në perëndim të shtetit, duke dëbuar pjesëtarët e grupit të armatosur të ISIS-it. Komandanti lokal ka thënë se forcat proqeveritare kanë dëbuar ISIS-in nga qyteti Heet, në të cilin para luftës kanë jetuar afro 100.000 irakian, por luftimet akoma vazhdojnë, transmetojnë agjencionet botërore. “Akoma jemi në ndjekje të tyre(pjesëtarëve të ISIS-it). Ata kanë braktisur familjet e veta dhe kanë ikur. Gjatë ditëve të ardhshme, me vullnetin e Zotit, irakianët do të kremtojnë çlirimin përfundimtar të rajonit të Anbarit”, ka thënë komandanti. Çlirimi i qytetit të Heetit, i cili gjendet në lumin Eufrat dhe afër bazës ajrore të Ain al Asad në të cilin disa qindra amerikanët stërvisin forcat ushtarake irakiane, me këtë do të dëbohet ISIS-i drejt perëndimit në kufi me Sirinë.

Zyrtarët e ushtrisë irakiane dhe koalicionit ndërkombëtar të cilët po luftojnë kundër ISIS-it kanë cek se me çlirimin e qytetit mund të vazhdojnë me çlirimet teritoriale në këtë provincë të madhe. Bagdati zyrtar ka pas mjaft suksese në luftërat kundër kryengritësve dhe janë zotuar se gjatë këtij viti do të çlirojnë edhe qytetin kryesor, Mosulin në veri, megjithëse ofensiva, e shënuar si faza e parë e fushatës, këtë javë është lënë në pritje. Sekretari shtetëror amerikan John Kerry, i cili gjendet në Bagdat në vizitë, ka thënë të premtën se ngadal por me siguri lufta do të fitohet, dhe se marrja e Mosulit nga duart e ISIS-it është prioriteti kryesor. ”Ditës e ISIS-it janë të numëruara”, ka thënë Kerry.” Ne do të korrim sukses dhe gjendja në terren tregon pikërisht këtë”. ISIS-i ka humb rreth 40% të territorit në Irak, dhe se të ardhurat e t’ia nga nafta ka rënë për një të tretën. Sulmet ajrore në lokacionet e deponimit të parasë kan kushtuar ISIS-in me miliona dollar, për shkak të cilit luftëtarët udhëheqës kanë filluar të refuzojnë urdhëra, të braktisin pozicionet dhe të përzihen me civilë, për t’u shmangur nga ndjekja, dhe se në fund dita më ditë po bie fama e pathyeshmërisë së ISIS-it.

Burimi: Al Jazeera