U vra Abu Sakari, i cili hëngri zemrën e ushtarit sirian
Abu Sakari, njëri nga komandantët e frontit Al Nusra, është vrarë në provincën veriperendimore Idlib në Siri, ka lajmëruar Opservatoriumi për drejtat njerëzore. Për këtë luftëtar famëkeq bota ka marr vesh gjatë mesit të vitit 2013 me ç’rast është emituar videoinqizimi në të cilin shihet se si Abu Sakari han zemrën e ushtarit sirian të cilin më parë e ka vrarë. Opservatoriumi për drejtat njerëzore ka kumtuar se se”Haled Al Hamad, i njohur me nofkën Abu Sakar, i cili ishte komandant në frontin Al Nusra, është vrarë me armë zjarri të martën në rajonin e Idlibit. Abu Sakari vitin e kaluar është bashkangjitur grupit të frontit Al Nusra, ceket në Opservatoriumin sirian për drejta njerëzore.” Abu Sakari me siguri është vrarë në në luftimet në mes të frontit Al Nusra i cili dominon në pjesën më të madhe të rajonit të Idlibit dhe grupeve tjera islamiste në atë rajon”, ka deklaruar përfaqësuesi i opservatoriumit për drejta njerëzore Rami Abdel Rahman.
Emri i vërtetë i këtij “xhihadisti” është Haled al Hamad. Emri i tij u bë i njohur në vitin 2013 kur mediat nëpër botë emituan videoinqizimin e njërit nga vrasjeve më brutale të cilët e kanë kryer të ashtuquajturit”xhihadist”. Al Hamad ose Abu Sakar e ka copëtuar trupin e ushtarit sirian dhe hëngri një pjesë të zemrës së ushtarit sirian të vrarë, dhe fare nuk e ka fshehur fytyrën etij kriminele.Duke coptuar zemrën e ushtarit të vrarë me dhëmbë ai ka klithur:” i premtoj Zotit se do të hajmë zemrat dhe mëlqitë e juaja, o ju ushtarët e Basharit qen”. Krimi i cili ka shokuar botën e ka arsyetuar me krimet e supozuara të cilët kanë “kërkuar” hakmarrje brutale.
Motoja e luftëtarëve kryengritës të brigadës në provincën qendrore të Homsit të cilën ai e ka udhëhequr ishte” sy për sy, dhëmbi për dhëmb”, e hakmarrja duhej të ishte aq e frikshme dhe brutale që të frikësojë të gjithë kundërshtarët e tyre, ka thënë atëher Abu Sakari para mediave.
Burimi: vijesti.ba