Kur'ani, faktori më i rëndësishëm për Bashkimim e Muslimanëve
Autoriteti i lartë fetar iranian u takua me një grup të hoxhallarëve muslimanëve shiitë dhe të hoxhallarëve muslimanë sunnitë nga Britania e Madhe dhe theksoi librin e shenjtë të Islamit, Kur’anin, si faktori më i rëndësishëm për Bashkimin e Muslimanëve i cili është e arritshëm vetëm nga afërsia me Zotin e Plotfuqishëm.
Ajetullahu i Madh, Abdullah Xheavadi Amuli, u takua me një grup aktivistësh të muslimanë nga Britania e Madhe dhe e përcaktoi Kur'anin e Shenjtë si faktorin më të rëndësishëm për Bashkimin e Muslimanëve dhe tha:
“ Allahu i Plotfuqishëm e dërgoi Kur'anin për muslimanët që të udhëzohen nga Libri i Shenjtë dhe të lartësohen”, raportoi Agjencia e Lajmeve Takrib (TNA).
“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë Islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua shqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.”
(Kur’an, S.Al-Imran:103)
Autoriteti i lartë fetar theksoi, Kapja për Litarin e Shenjtë të Allahut jo vetëm që na çliron nga çdo nënshtrim nga vendet e huaja, por gjithashtu i bën të tjerët të jenë të varur nga ne.
Ajetullah Xhevadi Amuli tha se të gjithë muslimanët janë të thirrur të afrohen, të bashkohen dhe ky bashkim është i mundur vetëm me afërsinë ndaj Allahut të Plotfuqishëm.
Juristi kryesor musliman shia arriti në përfundimin se rruga e vetme për të realizuar Bashkimin Islam është kur e kursejmë njërin prej tyre nga braktisja, nga vështrimi egoist dhe pastaj arritijmë në statusin e afërsisë ndaj Allahut të Plotfuqishëm, sepse ai pastaj se nuk do të jetë ISIL, tekfirist ose me grupet Selefi.
Burimi: TNA