Parandalimi i formimit të Euroazisë
Tendenca kryesore e politikës së jashtme amerikane, në përputhje me qëllimet e lobit industrial-ushtarak dhe lobeve tjera amerikane, është që të parandalohet formimi i Euroazisë, gjegjësisht aelancës apo bashkëpunimit strategjik në mes Evropës dhe Rusisë e cila do të ngadalësoj lidershipin amerikan në botë, vlerson eksperti francez për çështje gjeopolitike Zhan Bernar Pinatel. Nga këtu burojnë të gjitha tensionet në mes Washingtonit dhe Moskës, zyrtarët e të cilëve shtrëngojnë duart ngrohtësisht para kamerave, gjersa në teren”tregojnë dhëmbët njëri tjetrit”, thotë analisti i shquar francez në analizën e publikuar në portalin informativfrancez Atlantiko. “Edhe pse Lufta e Ftohtë ka përfunduar, SHBA-ja dhe Rusia edhe më tej janë në marrëdhënje të shënuara me mosbesim”, vëren ai, duke shtuar se arsyja më e re për eskalimin e tenisoneve është gatishmëria e Washingtonit që në kohë të pacaktuar të stacionojë brigadën e blinduar në Evropën Lindore.
Pinateli tregon se SHBA-ja dhe NATO-ja “luajnë në letrën e mosbesimit të arsyeshëm të vendeve të Evropës lindore ndaj Rusisë”, dhe në atë kontest vlersojnë ”me keqardhje” që kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransoa Oland “kanë rënë në gjunjë ndaj kërkesave amerikane”. Ai konsideron se “intrigat” amerikane kanë sjell tek grushteti në sheshin Majdan në Kiev në shkurt të vitit 2014, që rezultoi me dorëheqjen e kryetarit prorus Viktor Janukoviqit, ndaj të cilit Rusia u përgjegj me aneksionimin e Krimesë. Eksperti francez shpjegon se SHBA-të janë”demokracia nën dominimin e lobeve fuqia e të cilit zbatohet nëpërmjet Kongresit amerikan”.Këto lobe kanë ndikim vendimtar në politikën e jashtme amerikane, nga viti 1991 kanë formuar tri tendenca konstante, rëndësia e të cilës varion në varshmëri nga rrethanat dhe personalite të zyrtarëve më të lartë, cek Pinateli.
Më i fuqishmi dhe më i rrezikshmi është lobi industrial-ushtarak, pason lobi i Wol Stritit dhe i treti lobi amerikano-izraelit, ndërsa në interesin e të tri lobeve është që çdo kryetari amerikan nga viti 1991 ia imponojnë politikën e jashtme e cila ka për qëllim që të mbijetojë primati botëror amerikan pas përmbysjes së ish Bashkimit Sovjetik. Me qëllimet e të gjitha këtyre lobeve përmbushtet tendenca kyçe amerikane e politikës së jashtme, e që është parandalimi i krijimit të Euroazisë, përfundon Pinateli.Burimi: globalcir