Kosova

Vriten dy shqiptarë në Siri, përkrahës të grupit terrorist ISIS

Gjatë këtyre ditëve mediat Siriane lajmërojnë dy emra shqiptarë, të cilët kanë vdekur gjatë luftës në Siri dhe kanë qenë në anën e grupit terrorist  ISIS.

Vritet një tjetër shqiptar në Siri. Gazeta Blic bën me dije se i vrari është Hamdi Fadil Krusha, 22 vjeç. Nga të njëjtat burime, bëhet me dije se ai është vrarë ditën e shtunë, me datë 02. 04. 2016.

Sipas Blic, familjarët e të vrarit që jetojnë në Prizren janë lajmëruar të dielën pasdite nga bashkëluftëtarë të djalit të tyre, tashmë të vrarë. Mësohet se “Hamdi Krusha i takonte grupit terrorist Al- Nusra”.

Ai është varrosur në Siri. Familjarët e tij që nga e diela pasdite kanë hapur dyert për ngushëllime. Hamdiu ishte bashkuar me luftëtarët në Siri para më shumë dy vitesh. Ai, atje mbante emrin Sulejman El-Albani.

Ndërsa institucionet kosovare nuk kanë mundur ta konfirmojnë lajmin për vrasjen e dy kosovarëve në Siri

Burimet të gazetës “Zëri”, bëjnë të ditur se Ardian Hyseni, nga Prishtina, njëri nga të vrarët, ka qenë së bashku me gruan dhe fëmijët në shtetin Sirian. 

“Ne nuk mund ta konfirmojmë vdekjen e tyre, sepse nëse ata janë vrarë, janë vrarë në një  territor të një shteti tjetër, dhe se për vrasjen e qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, konfirmimin e bënë Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Hoxha.