Kosova

Mentori pohon në Prokurori se ishte frymëzuar për terrorizëm nga Hoxhë Zeqria Qazimi

Sipas Prokurorisë Speciales, Mentor Zejnullahu më 29 gusht të vitit të kaluar ishte nisur drejt Tiranës me qëllimin për të shkuar në Turqi e më pas në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, por udhëtimi i tij kishte përfunduar në Aeroportin “Nëne Tereza” të kryeqytetit shqiptar, pasi ai nuk ishte lejuar të udhëtojë nga Policia e Shqipërisë.

Mentor Zejnullahu ishte nisur drejt Sirisë i nxitur nga Ridvan Haqifi me fjalët “hiqju fukarallëkut në Kosovë”.

Zejnullahu kishte thënë se para një viti kishte nisur t’i kryejë ritet fetare së pari në xhaminë e fshatit Tërpezë të Vitisë, e pastaj edhe në atë “El Kudus” të Gjilanit, ku ndiqte ligjëratat e imamit të akuzuar për rekrutim në terrorizëm Zeqirja Qazimi.