Zhvillimi i Kulturës Kur'anore në mesin e prioriteteve të Iranit në Vitin e Ri
Aktivistët Iranianë të Kur'anit dhe zyrtarë kanë mbajtur një takim në Agjencinë Kur’anore të Lajmeve Ndërkombëtare në Teheran të shtunën.
Takimi erdhi në ditën e parë të punës pas pushimit të festës së Nevruzit (Viti i Ri sipas Kalendarit të Iranit.
Një numër i madh i ekspertëve të Kur'anit, këndues të Kur’anit, hafizë të Kur’anit, aktivistë dhe zyrtarë të Kur'anit morën pjesë në mbledhje.
Duke iu drejtuar ngjarjes, Huxhet ul Islam Hamid Muhammedi, Sekretar i Këshillit për Zhvillim të Kulturës Kur'anore, tha se krijimi i një diskursi për Zhvillimin e Kulturës Kur'anore në të gjitha nivelet në Iran do të jetë në mesin e prioriteteve kryesore të komunitetit Kur'anor për këtë Vit të Ri, (në Iran Viti i Ri ka filluar më 20 mars).
Ai gjithashtu iu referua udhëzimeve të përcaktuara nga Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei në takimin e tij me komunitetin Kur'anor në muajin e shenjtë të Ramazanit të vitit të kaluar, duke theksuar se vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet këtyre udhëzimeve.
Plani kombëtar për mësimin përmendësh të Kur'anit, i cili ka filluar disa vite më parë për promovimin e mësimit të Kur'anit përmendësh në Iran, është një çështje tjetër që ka nevojë për vëmendje të veçantë, Huxhet ul Islam Muhammedi tha, duke vënë në dukje se ky plan është finalizuar dhe do të zbatohet këtë vit.
Burimi: IQNA News